Korrupsioni në Gjykatën e Lartë? Halimi: Prokuroria ta hetojë me urgjencë çështjen

Ish-ministri i Drejtësisë, nënkryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka kërkuar hetim urgjent nga organi i Prokurorisë lidhur me videot e transmetuara nga një emision investigativ për korrupsionin në drejtësi, konkretisht në gjykatën e lartë. Në një reagim në rrjetin social fb, Halimi thekson se është emergjente që fajtorët të marrin ndëshkimin e duhur, por dhe që spekulimet të marrin fund.“Mungesa e besimit tek drejtesia ka marre padyshim keto dite nje dimension akoma me negativ nga publikimet e emisionit. Ne nje kohe kur aktoret e drejteperdrejte te permendur nuk kane reaguar, pervec z.Zaganjori te cilin persa profesionalisht e njoh kam bindjen e plote se nuk ka lidhje me kete histori, ne siperfaqe kane dal spekulate qe flasin ne emer te aktoreve te drejtesise, te gatshem qe rastin ta shfrytezojne per te nxire gjithe sistemin dhe minuar besimin tek drejtesi Pamjet e emisionit i nxorren ne siperfaqe qellimet e spekulanteve politik, qe duke mos qene te zote te bejne ndarjen e pergjegjesive jane gati te sulmojne akoma me fort gjyqesorin duke paralajmeruar denime kolektive.Per t’i ardhur ne ndihme qytetareve, per t’i dhene informacionin dhe garantuar transparencen qe meritojne, per te kuptuar ku e verteta perfundon dhe ku nis spekulimi por edhe per te ridimensionuar raportin e publikut me drejtesine, E VETMJA ZGJIDHJE E DUHUR ESHTE HETIM I PLOTE, I SHPEJTE DHE EFIKAS, MUNDESISHT PER PAK DITE, KU FAJTORET TE NDERSHKOHEN PER AQ SA MERITOJNE, DHE SPEKULIMET PER ATA QE NUK KANE FAJ TE MARRIN FUND” shkruan Halimi.Sipas Halimit çdo orë që kalon, e dëmton më shumë sistemin e drejtesise dhe humb besimin qytetar.“Nese kjo nuk ndodh, madje nese nuk ndodh shpejt, atehere do demtohet akoma me shume sistemi i drejtesise dhe perfundimisht do te humb ne rruge pa kthim besimi qytetar. Nese hetimi i shpejte, efikas dhe i besueshem nuk ndodh atehere spekulantet politike do kene akoma me shume hapesire per te hedhur balte mbi drejtesine, per ta kercenuar dhe me pas per ta perdorur. Heshtja e drejtesise ne kete moment, e demton akoma me shume vete ate, ndaj hetimi i shpejte, efikas dhe i plote eshte emergjence” përfundon Halimi.Një ditë më parë emisioni investigativ tregoi se si funksionon struktura e sekserëve dhe avokatëve që flasin dhe marrin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë fakte për lirimin e një të arrestuari tjetër të ngjarjes së 19 prillit në Fushë Arrëz. Avokatët dhe sekserët kërkuan para për lirimin e të arrestuarit në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi i garantojnë daljen e djalit nga burgu një shtetasi, duke folur në emër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.“Kryetari i trupit gjykues kërkon 2 mijë euro, ndërsa të tjerët nga një mijë, në total 6 mijë euro ose nuk e marrin përsipër. Ata kanë marrë përsipër ta lirojnë”, duket qartë duke thënë njëri prej sekserëve në kamera.