69-vjetori i çlirimit, Ruçi: Paradoks të festojmë të ndarë

Edhe pse bashkepunuan per marrjen e statusit kandidat, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike serish vazhdojne ti kryejne ne dite te ndryshme homazhet ne varrezat e Deshmoreve te Fierit.Ky eshte nje paradoks per të cilin duhet reflektuar, te pakten kete ka kerkuar deputeti i qarkut te Fierit, njeherazi dhe kryetari i grupit parlamentar te kesaj force politike Gramoz Ruçi,i ndodhur ne kete qytet ne kuader te dites se 29 nentorit.Ne homazhet e kryera prane varrezave te deshmoreve ai ka qene i shoqeruar edhe nga deputete te Levizjes Socialiste per Integrim si dhe perfaqesues te Bashkise Fier.Ashtu si çdo vit tjeter, te majte dhe te djathte i kane zhvilluar te ndare aktivitetet dhe homazhet sa i takon festave te 28 dhe 29 nentorit.