“Një Mendësi Tjetër”, konferencë dyditore mbi rininë, kulturën dhe kreativitetin
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me atë të Kulturës do të mbajnë për dy ditë me radhë konferencën me titull “Një Mendësi Tjetër” mbi Rininë, Kulturën dhe Kreativitetin, e cila synon krijimin e një shkëndije të parë në atë që ne duam që të kthehet në një proces dinamik në të ardhmen.Konferenca me dyer të hapura organizohet ne Muzeun Historik Kombetar dhe synon të mbledhë organizata rinore, artistë, arkitektë, dezajnera dhe aktivistë me fokusin për të diskutuar mbi Kulturën dhe Kreativitetin si forma për të maksimizuar influencën në hapsirën shoqërore, dhë për pasojë fuqizimin, e të rinjve si qytetarë aktiv.Eventi do të jetë dhe një hap i parë për politikë-bërësit, mass-median dhe shoqërinë civile që të njohë rëndësinë e kulturës dhe kreativitetit si një parametër të domosdoëshëm për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë. Aktiviteti organizohet nga Drejtoria e Politikave Rinore, Ministria e Kultures, Friedrich Ebert Stiftung, UNDP.29 NENTORORA 19:00 PANELI Nr.1Folës :• Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore – Mbi rëndësinë e kulturës dhe kreativitetit si sektor strategjik të zhvillimit të kapaciteteve të rinisë dhe përmirsimin e kushteve sociale• Ministria e Kulturës – Mbi strategjinë e Ministrisë mbi edukimin kulturor të të rinjve dhe mundësitë e thithjes së fondove IPA• Friedrich Ebert Stiftung – Mbi këndvështrimin e Fondacionit në lidhje me rolin mes Kulturës dhe Aktivizmit rinor dhe rëndësisë specifike në rastin e Shqipërisë.ORA 22:00Performancë LIVE nga Rron Qena & Ermal RodiORA 23:30Performancë LIVE nga Genc SalihuORA 00:30Performancë LIVE nga Dardan Ramabaja30 NENTORORA 14:00 PANELI Nr.2Folës :• Alban Nimani (Professor në degën e Dezajnit, Akademia e Arteve të Prishtinës) – Mbi bashkëpunimin mes organizatave rinore, galerive, institucioneve artistike dhe fondacioneve për krijimin e evenimenteve kulturore të përbashkëta me impakt social.• Luigi De Luca (Zv.President, Apuglia Film Commision – Italy) – Mbi mënyrën e punimit me rininë në fushën e filmit dhe temave sociale.• Andreas Ruby (Arkitekt/Gazetar – Mbretëria e Bashkuar) – Mbi disiplinat e ndryshme të cilat sot përbëjnë fushën e Kreativitetit dhe mundësitë për të ndërtuar projekte të ndryshme mbi këto fusha.ORA 16:00 Pushim :Dj-set (Minimim) diskutime të lira në hollin dhe oborrin e MHORA 17:00 PANELI Nr.3Folës:• Elian Stefa (Drejtor Ekzekutiv - Concrete Mushrooms – Shqipëri) – Mbi estetikën e trashëgimisë arkitektonike komuniste, mënyrat e ripërdorimit të bunkerëve si objekte artistike por dhe funksionale.• Vera Sacchetti (Redaktore dhe Drejtoreshë Komunikimi - Portugali) –Mbi rëndësinë dhe natyrën e strukturave të komunikimit në aktivitete artistike-kulturore• Merve Yucel (Koordinatore për Marrëdhëniet Ndërkombëtarë IKSV – Turqi) – Mbi projektet e suksesshme të IKSV dhe rëndësinë e rrjeteve ndërkombëtare në fushën e kulturës.• Alec Dudson (Kryeredaktor i Intern-Megazine – Mbretëria e Bashkuar) – Mbi mënyra kreative për ngritje fondesh për projekte individuale dhe rëndësinë e talenteve të papaguara ose të nën-paguara.Fund i KonferencësORA 22:00Performancë LIVE nga Permit of StayORA 23:00Performancë LIVE nga Alban Nimani & Faton DolakuORA 00:30Performancë LIVE nga Funky Villainz & Larssen