Masakër në Greqi, shqiptari ther të dashurën greke, e shoqja e një gazetari

Një lidhje jashtë martesore mes një shqiptari dhe një shtetase greke, i ka kushtuar jetën kësaj të fundit. Mediat greke raportojnë se, në qytetin e Patras, një 33-vjeçar shqiptar ka vrarë në mënyrë mizore të dashurën e tij 44-vjeçare.Viktima është Natalia Voutsina, nënë e një vajzë 10 vjeçe dhe gruaja e një gazetari të njohur të quajtur Andrea B.P.H.. Familja e vajzës ishte mjaft e njohur për zonën, pasi bashkëshorti i saj kishte një sërë biznesesh, lokalesh dhe dyqanesh.Policia bën të ditur se, shqiptari, pas krimit është dorëzuar në polici me duar me gjak dhe me thikë. Ai ka treguar për krimin e tmerrshëm që ka kryer.Viktima ishte njohur me emigrantin shqiptar në lokalin e 44-vjeçares, pasi Voutsina administronte lokalin e quajtur “Rio” në Patra. 33-vjeçari shqiptar punonte tek lokali i saj dhe prej një viti e gjysmë ata kishin një lidhje të fshehtë.Mësohet se, shqiptari veç punës në lokal angazhohej dhe për punët dhe nevojat që kishte familja e 44-vjeçares. Të dy, viktima dhe autori kishin krijuar një lidhje dashurore dhe kjo mendohet se arsyeja e vrasjes të jetë për arsye xhelozie.Policia greke në një deklaratë për shtyp, ka thënë se shqiptari kur u dorëzua është shprehur me këto fjalë:“Kam therur me thikë të dashurën time”. Sipas policisë, ai kishte shfaqur edhe shenja pendimi për krimin e kryer. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, në shtëpinë e 44-vjeçares, gjeti prova se çifti i dashnorëve fillimisht ishte përleshur me njëri-tjetrin.Pas sherrit, shqiptari ka rrëmbyer një thikë dhe e ka goditur të dashurën e tij tri herë (në qafë dhe në shpinë) duke e lënë të vdekur në vend. Policia greke vijon hetimet për krimin e rëndë.