Përmbytjet në Lezhë, ende i pambyllur investimi te hidrovori i Tales

Reshjet e ditëve të fundit në Lezhe kanë detyruar qeverinë te nderhyje, duke akorduar një fond për të parandaluar përmbytjet në këtë zonë, ndërkohë që kjo situatë ka vënë në gatishmëri pushtetin vendor dhe bordin e kullimit për të minimizuar rrezikun nga përmbytjet e mundshme.Përqendrimi më i madh është në hidrovorin e Tales, ku investimi duhej të kishte mbaruar një vit më parë. Kreu i Bordit te Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, kërkon një bashkëpunim më të madh të të zgjedhurve vendorë.Nga ana tjetër, kryetari i komunes Balldre shprehet se buxheti i kesaj komune nuk mundeson nderhyrje për hapjen e kanaleve që kane nën përgjegjësi, ndërsa shton se ankesat i janë dërguar qeverisë disa muaj me pare.Megjithatë, askush në Lezhë nuk është i sigurtë se reshjet nuk do të shoqërohen me përmbytje edhe këtë herë. Një arsye kryesore është edhe rreziku i pashmangshëm i përmbytjeve në Torovicë, pasi niveli i tokës atje ka rënë dhe hidrovori e ka te pamundur largimin e ujit.