Lushnje, automjeti përplas për vdekje 84-vjeçarin

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lushnjës, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet.Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi Nebi Alla 84 vjeç, i cili mësohet se ishte paraplegjik.Po sipas policisë automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.