Fyle lobon për Shqipërinë, letër vendeve të BE: Statusi politik

Eurokomisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fule, përforcon aksionin në tentantivë për të bindur vendet e unionit europian për ti dhënë një votë pro Shqipërisë për marrjen e statusit në dhjetor. Fule i është drejtuar me një letër 27 vëndeve anëtare të BE-s, nëpërmjet të cilës u kërkon të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Europian që Shqipëria në mbledhjen e këshillit të ministrave të marrë statusin e vëndit kandidat.Në letër Fule bën një skaner të hollësishëm të zhvillimeve integruese,  duke theksuar se në progres raportin e fundit Shqipëria ka arritur standartet e vendosura në vitin 2012 ,të domosdoshme për marrjen e statusit. Krahas kësaj ai paraqet një sërë dhënash të reja që lidhen me hapat e ndërmarrë nga qeveria e re pas publikimit të progres- raportit në tetor e deri më tani.“Dëshiroj t’ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe koncensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t’i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka patur një vendosmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konfirmohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor”, shkruan Fule.Vëmendje të veçantë kreu i KE-së i kushton dhe luftës ndaj korrupsionit. Ai rendit në letër të gjitha veprimet antikorrupsion të ndërmarra nga Prokuroria për periudhën shtator-tetor, ku thekson se janë hapur një mori hetimesh në sektorë delikatë, si policia, arsimi, shëndetësia, autoritetet lokale, sektori taksave dhe doganave.Pjesë e skanderit të Fyles, është dhe policia e shtetit. Komisioneri thotë se gjatë po të njëjtës periudhë, agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar. Këtë kontatim ai e argumenton me një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in për makinat e vjedhura apo lojrat e fatit, ku u zbuluan 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale.Me 16 tetor Komisioni Europian ndezi dritën jeshile për Shqipërinë, duke rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Përgjigjja përfundimtare e vendeve anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë pritet të merret në ministerialin e 19 dhe 20 dhjetorit në Bruksel.Por në mënyrë që Shqipërisë ti rekomandohet hapja e negociatave me BE, duhet të mbahen parasysh 5 prioritete.1-Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike2-Veprime për pavarësinë efikasitetin e gjyqësorit,3-Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit4-Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar5-Masa për të forcuar të drejtave të njeriut, komunitetit romë dhe zbatimin e të drejtave të pronave