69-vjetori i çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Nënë Shqipëri”

Një ditë pas festimeve të mëdha të 101 vjetorit të Pavarësisë, sot festohet 69 vjetori i çlirimit të vendit. Një datë kjo, e cila në fakt vitet e fundit ka shkaktuar jo pak debate mes politikës dhe historianëve për të vërtetën e largimit të ushtarit të fundit gjerman nga Shkodra.