E majta nderon luftën çlirimtare, Meta-Rama: Integrimi, detyrim ndaj të rënëve

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se 29 Nëntori është dita e refektimit në emër të së ardhmes.Duke folur në një aktivitet të organizuar me këtë rast, Rama theksoi se kontributi i  të rënëve për lirinë është kuptimplotë e do të jetë për gjithë gjeneratat."Ndërsa sot në këtë ditë e në këtë vend ato jetë vazhdojnë t’i shërbejnë Shqipërisë me përkushtimin ndaj vendit që nga thellësitë e historisë së të tij, që na thotë qartësisht se të tjerët janë ata që kanë bërë  ata edhe gjithçka për Shqipërinë. Ata që që na vendosin ne përballë sfidës për të bërë sa mundemi për vendin. Vendi sot është i lirë, përpiqet të jetë përditë e më demokratik në rrugën drejt pragut të BE-së, Kosova po ashtu është e lirë e terësisht e pavaruar. Vetë procesi i pandalshëm i integrimit është  i lidhur pazgjidhshmërisht me kontrib utin sublime të atyre 28 mijë djemëve dhe vajzav e të Luftës Nacional Çlirimtare. Shqipëria e sotme është shumë më afër se ç`ishte atëherë me endrrën e atyre që ranë e që ne sot i nderojmë në emer të jetës që i vunë në dispozicion ëndrrës. Për të përmbushur atë ëndërr ka ende shumë rruge e mbetet ende shumë punë për tu bërë. Nëse qoftë edhe për një moment barra duket e rëndë, më e rëndë se ç’mbajnë shpatullat tona, e rruga më e vështirë se përfytyrimi ynë për ta kapërcyer atë thirrja që vjen nga 29 nëntori mjafton për të kthjelluar shikimin përballë një sakrifice lidhur me një punë, që është puna jonë, që në fakt është një detyrë shumë më e thjeshtë në raport me përpjekjen e tyre dhe detyrim shumë më i zakonshëm në raport me sakrificën e tyre më shumë se të jashtëzakonshme” tha Rama.Rama theksoi më tej se besimi në vetvete forcohet nga besimi i të qëndruarit bashkë. “Ata sot na tregojnë se shtysa e brendshme për ta jetuar jetën fisnikërisht nuk është as më shumë e as më pak se përpjekja e njeriut të thjeshtë për një të ardhmne më të mirë, e se madhështia s’është as më shumë e as më pak se përpjekja e përditshme e njeriut të thjeshtë për të qënë njeri i lirë përballë madhështisë se një luftë që do e bëjë gjithnjë krenare Shqipërinë çdo fjalë është e paktë, por çdo fjalë është edhe e shumtë. Krenaria është shumë e madhe, por puna për tu bërë i denjë për madhështinë e jehonës së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare  është e pamjaftueshme” shtoi Rama.Rama shtoi më tej se Aleanca për Shqipërinë Europiane i ka të gjitha mundësitë që të shkruaj një tjetër faqe të bukur të historisë së vendit.“Nderimi vjen si nevojë që duhet të jëtë e përdithsme për përkushtim më të madh dhe për përulësi më të madhe. Pëkushtimi dhe përultësia në fakt shkojnë bashkë dhe s`do mund të themi që janë plotësisht të mjaftueshme. Sot në këtë 29 Nëntor 2013 unë nuk mund të ri pa përmendur në gjithë modestinë e vet të pakrahasueshme të bashkimit tonë, bashkimin e madh të 23 qershorit që është nga njëra anë mësimi për secilin nga ne dhe për cdo njërin prej nesh që përfaqësojmë shumë të tjerë pa mundur kurrë të jem mjaftueshmërisëi në lartësinë e thjeshtësisë dhe sakrificave të tyre në jetën e përditshme duke  nënvizuar domodoshmërinë e vetëdijes  për ti dhënë atij bashkimi që i dha mundësinë Shqipërisë të rimarrë frymë lirisht por edhe përmasën e një zhvillimi që ti japë shqiptarëve ecjen e shpejtë drejt një rilindje që jo vetëm është e mundur por ësht ë detyrim ynë, karshi 1 milion njerëzve të këtij vendi që me kurajo por edhe me një vendosshmëri të admirueshme përmes votës së lirë u dhanë mundësi vetes për tu drejtuar nga të zgjedhurit e tyre. Pra në emër të asaj vote, ne jemi  të vetëdijshëm që tek ajo votë qëndron edhe një detyrim që s`do të jetë krejtësisht i shlyeshëm” tha Rama.Meta: Në rrugën e duhur për Shqipërinë Evropiane.Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që i bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Evropiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë.“Jam i bindur se duke respektuar ata që ranë për vendin, lirinë, për të forcuar shtetin ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që na bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Evropiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë  tha Meta.