Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, arrestohen 13 shtetas shqiptarë në Itali

13 shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë, në një operacion që shkatërroi këtë bandë të trafikimit të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit.Dy prej tyre, kanë tentuar të arratisen drejt Shqipërisë nëpërmjet portit të Barit dhe aeroportit Fiumicino në Romë dhe dyshohet se ata janë dhe kapot e kësaj organizate kriminale, sipas policisë italiane.Mësohet se hetimet për këtë bandë kishin nisur që në vitin 2012 dhe pas vëzhgimit prej më se gjashtë muaj rresht është bërë edhe arrestimi në flagrancë i tyre.Gjatë arrestimit policia u ka sekuestruar shqiptarëve 250 gr kokainë dhe 16 kg marjuanë, të cilat ishin përgatitur për t'u hedhur në treg.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shqiptarët e arrestuar i përkasin grup moshës 22 deri në 36 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk punonte në Itali, edhe pse nuk kishin të ardhura direkte nga një punë.Sakaq policia italiane i ka dërguar asaj shqiptare një material të detajuar me të dhëna nga përgjimet dhe vëzhgimi i 13 shqiptarëve, pasi dyshohet se anëtarët e kësaj bande të ardhurat nga shitja e drogës i investonin në Shqipëri.