‘Fund Marrëzisë’, ushtronte aktivitet të paliçensuar, proçedim penal 20 vjeçarit
Në kuadër të operacionit ‘Fund Marrëzisë’,shërbimet e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar kanë nisur procedim penal ndaj 20-vjeçarit Kujtim Kola, lindur në Mat e banues në Tiranë.Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, shërbimet e Policisë zhvilluan një operacioni mbi bazën e informacioneve të mbërritura nga qytetarët nëpërmjet telefonit 129, në Sallën e Operative të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, për një lokal në të cilin ushtroheshin aktivitet i paligjshëm i lojrave të fatit.Nga veprimet verifikuese, rezultoi se në rrugën “Elez Isufi” (rruga e Paskuqanit), në lokalin Bar-Kafe “OLSI”, në përdorim nga shtetasi Kujtim Kola ndodheshin brenda lokalit 2 makineta lojrash fati të pa liçensuara dhe pa çertifikuara nga Njesia e Lojrave te fatit.Gjithashtu nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitet te paliçensuar. Makinetat dhe një fushë bilardoje u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.Ndërkaq materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprat penale “Organizim i llotarive te palejuara” dhe “Fshehje e ardhurave” .