4 ditë grevë në vinç, 5 shqiptarë e italianë kërkojnë pagat në Torino
Pesë punëtorët e ndërtimit, shqiptarë e italianë kanë që prej datës 25 nëntor që po protestojnë në kantierin e ndërtimit ku punojnë në qytetin e Torinos me arsyen se nuk po paguhen prej muajsh.Punëtorët janë ngjitur në një vinç në kantierin e ndërtimit në rrugën Cigna 128 në rreth 50 metra lartësi. Gjatë natës, zjarrfikësit u kanë ofruar disa batanije për t'i bërë ballë të ftohtit, ndërsa policia e një ambulancë vazhdon të qëndrojë në vendngjarje.Punëtorët thonë se nuk do të zbresin që aty deri sa të jepen paratë pasi kanë familje për të mbajtur, fëmijë për të rritur e nuk e përballojnë dot jetesën pa rrogë.Vetëm njëri prej tyre, për arsye shëndetësore, ka zbritur nga vinçi pas një dite protestë.Kërkesa e protestuesve është vetëm një: "Të na paguhen paratë e fituara me djersë, përndryshe nuk lëvizim që këtu".Protesta ka marrë vëmendjen edhe të politikanëve lokalë. Këshilltari i i këshillit bashkiak, Marrone: "Do të kaloj edhe unë natën mbi vinç, krah punëtorëve për të drejtat e tyre" "Ftoj të gjithë kolegët e mi, të cilësdo forcë politike - ka shtuar - të veprojnë si unë".Ndërsa kreu i drejtorisë së Punës së Bashkisë së Torinos, Domenico Mangone po përpiqet të ndërmjetësojë mes punëtorëve dhe punëdhënësit. Negociatat e deritanishme nuk kanë dhënë asnjë rezultat.