Rama rikthen "Natën e Bardhë", policia: Në orën 20:00 bllokohet bulevardi
Gjithashtu sipas Ministres së Kulturës, kjo mbrëmje për herë të parë sjell një mori aktivitetesh, nga shfaqet për fëmijë e deri tek “Nata Muze” espozita të tëra arti në Galerinë e Arteve dhe në Muzeun Historik Kombëtar.
Sipas ministres rikthimi i Natës së Bardhë në kryeqytet synon që arti të jetë pranë njerëzve, në sheshe, rrugë, qendra të mbylluara e ato të hapura”.Ndërkaq për të gjithë qytetarët, kryeministri Rama do të hapë dyert e Kryeministrisë në orën 18:00, ku do të kenë mundësi të vizitojnë dhe sallën e hartave.Në këtë mënyrë Rama rikthen Natën e Bardhë, praktikë e ndjekur më heret në kohën kur ka qënë kryetar Bashkie në Tiranë. Por këtë vit, qeveria Rama nuk ka buxhet ekstra për këto aktivitete.Policia masa për mbarëvajtjen e aktiviteteveDrejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar Planin e Masave “Për Sigurimin e rendit e qetësisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara me rastin e Natës së Bardhë e Festës së 29-Nentorit në kryeqytet.Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë, kështu:Nga ora 17.30 deri në orën 22.00 të datës 29.11.2013 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek kryqezimi i rruges “Ismail Qemali”.Nga ora 20.00 e datës 29.11.2013 deri në orën 04.00 të datës 30.11.2013 do behet ndalimi i qarkullimit të mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri tek kryqezimi i Presidencës, si dhe në rrugën “Ibrahim Rrugova” nga Kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Taiëanit) deri në kryqezim me rrugën “Abdyl Frasheri” (libri universitar).PROGRAMI
Nata e Bardhë
Kohezgjatja: 18.00-04.00
"Natë e Gjatë në Muze"
o Koncert ne pjesen para GKA me liceistet;
o Koncert me instrumente muzikore ne ambientet e Galerise.
o Performanca dhe video-projeksione artistike
o Bashkepunimi me galerite e artit te qytetit, artiste, etj, si nje mapature e eventit ne qytet
o Animacione per femijet
o Ekspozite me femijet ne GKA
oKorridori i nje jehone se frame te pavaresise, korridor 10 metra i larte dhe i gjate 43 metra, (potenc ne efekt)!!!! me 21 projektore
TEATRI KOMBETAR I OPERAS DHE BALETIT
"Nata e Bardhë Muzeale"
oEkspozite me materialet arkivore me vlera te rralla ne hollet e TKOB
o Koncert me artistet lirike edhe balerinet tane
o Sfilate te kostumeve kombetare se bashku me valet perkatese te treves folklorike.
o Kenge polifonike
o Kenge qytetare te kenduara nga solistet e ansamblit
o Valle festive te ndryshme
o Melodi te ndryshme orkestrale, solistike nga kuarteti harqeve te artisteve te rinj
MUZEU HISTORIK KOMBETAR
"Nata e Bardhë në Muze"
oDo të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarë shshqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.
oDo të projektohet logo me shkrimin: 28-29 NËNTOR 2013, e cila do të vendoset mbi sfondin e Flamurit Kombëtar. Po në këtë mjedis do të transmetohen këngë patriotike dhe partizane.
oDo të hapet një ekspozitë me vepra arti, me tematikë nga lufta për liri e pavarësi e popullit shqiptar.
o Do të shfaqen filma me tematika përkatëse.
o Do të ekzekutojë pjesë patriotike dhe partizane.
o MHK do tëqendrojë i hapur deri në orën 2.00 të datës 30 nëntor 2013.
o Bashkëpunim me drejtoritë arsimore për vizita të organizura në MHK, sipas një grafiku të hartuar së bashku.
oVendosja e programit ne tabelen e reklamës tek hyrja e veprimtarive
CIRKU KOMBETAR
"Nata e Bardhe"
" Kllounët "LOLI" dhe "VUXI" do të realizojë një program me lojra të larmishme, pantomima, kuplete dhe kombinime prestigjatori.
- Do të luajnë të alternuar së bashku Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore "Trad Folk Tirana".
o Numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
o Artistët profesionistë të Cirkut Kombëtar dotejapin nje shfaqe. Në kete shfaqje do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglime, pantomima, numrailuzioni, numra me kafshë, etj.
RRJETI I KINEMAVE "IMPERIAL"
"Nata e Bardhë"
"Gjate dites deri ne oren 16:00 do te shfaqen filma ne kinemate IMPERIAL per femije me cmim te reduktuar 150 leke nga 300-500 leke
" Vetem ne kinemane prane Qendres Kristal, do te shfaqen filma shqiptare me subject luften NACL dhe FALAS per veteranet.
"Ne oraret e tjera, do te shfaqen filma te rinj me cmim te reduktuar 300leke/person nga 500-700 leke/ person.
QENDRA KOMBËTARE E FËMIJËVE
10.00 KONCERT I MADH FESTIV ME FEMIJET E QENDRES KOMBETARE PER FEMIJE / nën drejtimin e Kompozitorit XhavitUjkani.
11.30 SHFAQJA "KESULKUQJA"/ Trupa e Teatrit të Kukullave.
13.00 SHFAQJA E FILMAVE VIZATIMOR PER FEMIJE /Nga Kinemaja Shqiptare/Në hollet e Teatrit të Kukullave.
17.00 MBREMJE POETIKE. "Mirësevini të festojmë së bashku"
Përgatitur nga shkrimtarja AdelinaMamaçi dhe Plator Perja
Të Ftuar: Enada&GertiVaso Rovena Roxhari
Me pjesë baleti: "Vdekja e mjelmës" / "Gëzimi i Fluturës"
"Bluez Girls"/ "Shopenianë"
Piano: Fëmijë të Qendrës Kombëtare për Fëmijë
18.00 PREMIERA "PRINCESHA TEUTE"
Pas Shfaqjes KOKTEJ
Në Vazhdim "NOSTALGJIA E FILMIT PER FEMIJE NEPERMJET SYRIT TE
REGJISORES SE MIRENJOHUR XHANFISE KEKO.
"Qyteti më i bukur në botë", "Mimoza Llastica", "Një vonesë e vogël"