Korrupsioni, shkarkohet përgjegjësi juridik në burgun e Lezhës

Shkarkohet nga detyra përgjegjësi i Sektorit Juridik në burgun e Lezhës Leonard Mardoda.Shkarkimi i tij është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas transmetimit të një filmimi në një emision investigativ ku shfaqet një rast korrupsioni ku ishte i përfshirë edhe Mardoda.“Duke marrë shkas nga situata, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, mori menjëherë masën administrative: Shkarkim nga detyra të z. Leonard Mardoda, Përgjegjës i Sektorit Juridik në IEVP Lezhë” thuhet në njoftim.Më tej, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë për rastet e korrupsionit dhe se marrja e masave ndaj këtyre rasteve do të jetë gjithmonë konform ligjit.