Nishani urime për Pavarësinë nga homologët, merr mbështetje për integrimin
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani vazhdojnë t’i vijnë mesazhe urimi me rastin e Festës së Pavarësisë nga krerë shtetesh dhe qeverish.Presidenti i Hungarisë, János Áder: “Më lejoni t’ju shreh urimet dhe përgëzimet e mia më të mira e të sinqerta për Ju dhe për popullin shqiptar me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!Jam i bindur që marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera dhe nuk ka çështje të hapura në marrëdhëniet tona miqësore. Jam i sigurt që i gjithë niveli i marrëdhënieve mes dy vendeve tona ofron shumë mundësi për ta bërë më intensiv bashkëpunimin tonë ekonomik dhe atë të investimeve duke zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona kulturore dhe arsimore. Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t’Ju siguruar se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e Hungarisë në rrugën e saj drej integrimit të plotë në Bashkimin Evropian!”Presidenti i Francës, François Hollande: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshrioj t’Ju përcjell, në emrin tim personal dhe në emër të popullit francez, përgëzimet e mia më të përzemërta, si dhe urimet më të mira për ju dhe vendin tuaj!Kam patur kënaqësinë të njihem me Ju në Brdo, në verën e këtij viti gjatë Samitit të Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka njohur këtë vit ndryshime politike të rëndësishme dhe ka riafirmuar vendosmërinë e saj për të vazhduar në rrugën e afrimit me Evropën. Franca e mbështet këtë afrim dhe siç e dini, është e gatshme ta shoqërojë Shqipërinë në këtë proces, me qëllim që ta ndihmojë për të përmbushur reformat e nevojshme që kërkohen. Dëshiroj që të vazhdoj me ju thellimin e lidhjeve mes dy vendeve tona dhe të zhvilloj më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në të gjitha fushat.”Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias: “Me rastin e Festës së Pavarësisë së vendit tuaj, dëshiroj t’Ju shpreh përgëzimet e mia të përzemërta si dhe urimet më të mira për begati, përparim dhe mirëqenien e popullit mik shqiptar të Republikës së Shqipërisë!”Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal uroj nga zemra Shkëlqesinë Tuaj dhe gjithë popullin shqiptar!Kam bindjen e plotë se marrëdhëniet e veçanta të miqësisë midis vendeve tona, që e marrin forcën nga lidhjet me rrënjë të thella historike, kulturore dhe njerëzore, do të arrijnë nivele shumë më të larta falë përpjekjeve tona të përbashkëta. Zhvillimi dhe forcimi në çdo fushë i bashkëpunimit tonë do të kontribuojë edhe për paqen, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e Ballkanit, po aq sa për vendet dhe popujt tanë.Ne do të vazhdojmë të jemi mes mbështetësve më të fuqishëm të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, e cila po realizon me vendosmëri reformat në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik.”Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipović: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, jam i lumtur t’ju shpreh ju si dhe popullit mik të Shqipërisë përgëzimet e mia më të ngrohta edhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë si dhe urimet më të mira për begatinë e vendit dhe të qytetarëve tuaj.”Presidenti i Çekisë, Miloš Zeman: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’Ju përcjell edhe në emër të popullit të Republikës Çeke, urimet e mia më të ngrohta për Ju personalisht si dhe për popullin shqiptar.Republika e Çekisë e çmon historinë e gjatë të marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe është e përkushtuar për t’i zhvilluar edhe më tej lidhjet tona. I uroj vendit tuaj të shënojë përparim të shpejtë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Republika e Çekisë mbështet fuqimisht integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë në familjen e kombeve të cilat ndajnë të njëjtat vlera. Sinqerisht besoj se kemi një potencial të fuqishëm të pashfrytëzuar për të përmirësuar marrëdhëniet mes vendeve tona.Ju uroj Ju si dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë sukeses dhe begati!”Mbreti i Hollandës, Willen Alexander: “Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj me rastin e Ditës Kombëtare, përgëzimet dhe urimet e mia më të mira për mirëqenien e popullit të Shqipërisë!”Presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee: “Në emër të qeverisë dhe popullit të Indisë si dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e madhe t’ju përcjell përgëzimet dhe urimet më të ngrohta për Ju dhe qeverinë si dhe popullin e Republikës së Shqipërisë teksa festoni 101-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.India u kushton rëndësi të madhe lidhjeve të ngrohta tradicionale me popullin mik të Shqipërisë dhe unë pres një marrëdhënie më të afërt me interes të përbashkët në të gjitha sferat e bashkëveprimit dypalësh.”Presidentja e Republikës së Koresë, Park Geun-Hye: “Në emër të qeverisë dhe popullit të Republikës së Koresë si dhe në emrin tim, dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe nëpërmjet jush, qeverisë dhe popullit të Republikës së Shqipërisë, përgëzimet e mia më të ngrohta si dhe urimet më të mira me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë!”