Rama falenderon RENEA-n: Çliruat shqiptarët nga ankthi i të arratisurve

Kreu i qeverisë, Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, ka qënë sot në një takim me forcat RENEA të cilët i ka falenderuar për kapjen  e të arratisurve nga burgu i Drenovës.Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se nuk gjen fjalë mjaftueshëm për të falenderuar forcat RENEA për atë që bëjnë çdo ditë për të qënë në krah të qytetarit dhe ligjit.“Përfaqësues të shkëlqyer të forcave të policisë së Shtetit, që nga drejtuesit e lartë dhe ju që përpiqeni në çdo ditë dhe orë për të qëndruar në krahun e ligjit dhe të qytetarëve. Është realisht e vështirë që të gjesh aq fjalë sa duhen pë tu shprehur sot gjithë nderimin dhe falenderimin për atë që ju betë në vetëm pak ditë pas një lajmi tronditës që shqetësoi gjithë shoqërinë. Sepse asnjë fjalë apo të gjitha fjalet nuk përshkruajnë qoftë shkallën e jashtëzakonshme të vështirësisë më të cilën përballni, qoftë përmasën e veprës së shkëlqyer që ju vutë në jetë” tha Rama.Kryeministri Rama ka siguruar forcat Renea se qeveria është  100% e angazhuar dhe asnjë dite nuk e harron se duhet të bëjë çdo ditë më shumë për ta. “Ju i mirëkuptoni problemet e mëdha që kemi përballë të trashëguara nga e shkuara dhe diktuar nga vështirësitë e një vendi që ende nuk e ka kapërcyer tranzicionin, ashtu si jam i bindur se ajo që ju bëni dhe ajo që bëtë ditët e fundit do të krijojë mirëkuptimin e nevojshëm brenda gjithë shoqërisë, që në një kohë përmirësimi i kushteve tuaja financiare të jetë e para gjë që ne të bëjme qysh vitin e ardhshëm, ndërkohë që të tjerët me mirëkuptim të pranojnë se Policia e Shtetit, Forcat speciale janë të parat që meritojnë rritje të përmirësimit financiar” tha Rama.Sipas kreut të qeverisë, ajo që forcat RENEA bën për arrestimin e të arratisurve tregon pathyeshmërinë e shtetit që sfidon ligjet e bashkëjetesës dhe sfidon ligjet e shtetit. “Këtë pathyeshmëri duam ta forcojmë bashkë me ju. Ju keni një detyrë të vështirë që sa herë e keqja shfaqet t’i dilni asaj përballë, duke vënë në rrezik jetën tuaj dhe ju këtë e bëni në mënyrën më të shkëlqyer si e bëtë edhe në ato pak ditë kur dëshmuat se asgjë nuk mund t’ju zprapste nëse ata që ua japin urdhërat nuk ua kanë me hile, por janë në lartësinë e aspiratave dhe nevojave të këtij populli. Detyra jonë nuk është më pak e lehtë, në kushte të vështira ekonomike, financiare e morale për një shtet që po përpiqemi ta rikthejmë në krye të detyrës kemi detyren tu bëjmë të ndihemi mirë moralisht dhe ekonomikisht” shtoi Rama.