Krerët e parkut të automjeteve nën akuzë për shpërdorim detyre e vjedhje
Ministria e Brendshme ka denoncuar në Prokurori tre ish-drejtuesit kryesorë të Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit(QSHAMT), pranë këtij dikasteri pasi nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar mungesa në sasi të mëdha të karburantit dhe vajit lubrifikant.Kështu nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal për veprat penale të “Vjedhjes duke shperdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës në ngarkim të punonjësve të QSHAMT(e njohur ndryshe si Parku i automjeteve të MPB),Ram Oruçi, me detyrë Drejtor i QSHAM; Syrja Hoxha, me detyrë shef i Shërbimeve tëBrendshme në QSHAMT dhe Alban Neziri, me detyrë magazinier në QSHAMT.Procedimi Penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë përvetësuar një sasi të madhe karburanti prej 12000 litrash dhe 4000 litra vaj lubrifikant, të cilat janë tërhequr nga magazinat në administrim nga QSHAMT në muajin prill 2013. Kjo sasi karburanti dhe vajrash lubrifikante nuk është gjetur as fizikisht dhe as e inventarizuar në kontabilitet të Financave të Institucionit.Në të njëjtën kohë nga kontrolli i ushtruar nga Auditi i Brendshëm i MPB në QSHAMT janë konstatuar shkelja të rënda të ligjit dhe abuzime me pronën shtetërore, të parashikuara nga Kodi Penal si vepra penale dhe që do t’i referohen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Ish- Drejtori i QSHAMT, Ram Oruçi rezulton të jetë përgjegjës për nxjerrjen jashtë përdorimit, në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji, të dy automjeteve, një “Mitsubishi Pajero” me targa “TR 3330 K” dhe një “Ëolksvagen 4 Motion” me targa “Policia 0391”, me një vlerë të përgjithshme prej 7.451.957 lekësh.Po ashtu, shkelje të rënda janë vërejtur edhe në transferimin e 65 automjeteve nga Parku në drejtim të Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër. Komisioni i ngritur për vlerësimin e këtyre automjeteve ka konstatuar se 58 prej tyre nuk ishin në gjendje pune dhe duheshin nxjerrë jashtë përdorimit, ndërsa nga ana e ish-drejtorit të QSHAMT nuk është paraqitur asnjë dokument për vlerësimin e gjendjes së mjeteve dhe as ndonje procesverbal për nxjerrjen e tyre jashtë funksionit.Për të gjitha këto shkelje, por edhe të tjera që mund të dalin në vijim nga kontrollet që po kryejnë strukturat e specializuara në QSHAMT, Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit një dosje të veçantë që do të dërgohet në organin e Prokurorisë.