Berisha ironizon Ramën: Gjikën e “zhveshi” nga Kryebashkiaku, shqiptarët 'pa' ceremoni
Ndërsa nuk u mungoi festimeve për pavarësinë, por për të parin vit si i ftuar , jo organizator dhe protagonist kryesor, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mostransmetimin live të ceremonise se ngritjes se flamurit kombetar ne sheshin e Flamurit ne Vlore, nga Presidenti i Republikes dhe festime te tjera.“Te dashur miq, sot ne nje akt te paprecedent se paku 70 vitet e fundit, shqiptaret qe prisnin para ekraneve te televizorit te ndiqnin live transmetimin e ceremonise se ngritjes se flamurit kombetar ne sheshin e Flamurit ne Vlore, nga Presidenti i Republikes dhe festime te tjera mbeten te zhgenjyer.Kjo ceremoni, qe eshte shnderruar tashme ne nje rit thuaj te shenjte per mbare kombin, kete vit me urdher te Edi Rames nuk u lejua te transmetohej direkt nga mediat e vendit. Ky ishte urimi per Vloren dhe shqiptaret nga sheshi i tyre i Flamurit i z. Edi Rama” shkruan Berisha në fb.Kritika në drejtim të Kryeministrit Berisha lëshon edhe lidhur me prezantimin e projektit “Lungo Maren”, që sipas tij, Rama ne kundershtim me nenin 13 te Kushtetutes dhe disa vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ne dhunim te ligjit te pushtetit vendor dhe Kartes Europiane te Autonomise Vendore, mori kompetencat e kryetarit te Bashkise Vlore dhe Keshillit Bashkiak te saj.“Nderkohe u transmetua direkt fjala e z. Rama ne nje takim, ne te cilin ai de fakto u inaugurua si kryetar i Bashkise se Vlores. Ne kete takim, ne kundershtim me nenin 13 te Kushtetutes dhe disa vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ne dhunim te ligjit te pushtetit vendor dhe Kartes Europiane te Autonomise Vendore, Rama mori kompetencat e kryetarit te Bashkise Vlore, Keshillit Bashkiak te Vlores dhe shpalli konkursin per Lungo maren e qytetit. Ky konkurs, sipas ligjeve te mesiperme, eshte e drejte ekskluzive e Bashkise se Vlores, por deputeti i Vlores duke abuzuar me pushtetin e tij ekzekutiv shpalli veten de fakto edhe kryetar te Bashkise se qytetit qe e votoi per deputet. Ketij i thone deputet - kryeminister - kryetar bashkie = gaz i dheut!!” përfundon Berisha.