Teatri 'Zihni Sako' mbush 45 vjeç, trupa me 6 aktore njësoj si 45 vite më parë
Artistet e skenes gjirokastrite, kane festuar 45-vjetorin e krijimit te teatrit profesionist te qytetit,i cili u krijua ne vitin 1968. Trupa e pare e ketij teatri, kishte ne perberje te vet vetem 6 aktore.Ne 45-vjetorin e krijimit, ne hollin e teatrit “Zihni Sako” u çel nje ekspozite fotografike, e cila solli perpara te pranishmeve çaste te spektakleve teatrore ne vite. Festimet u shoqeruan nga shfaqja e fragmenteve filmike nga pjese te ndryshme teatrore, te vena ne skene kryesisht pas viteve ‘90.Ne 45-vjetorin e krijimit, trupa aktuale e aktoreve shfaqi dramen “Babai” te autorit Ruzhdi Pulaha. Aktiviteti i trupes teatrore te qytetit te Gjirokastres shtrihet ne dy kohe. Ne kete teater kane kontribuar emra te njohur te skenes shqiptare, si regjisori Piro Mani dhe aktori Ndrek Luca.Kulmin e krijimtarise se vet ky teater e arriti në vitet 1990, nderkohe qe me pas numri i aktoreve erdhi duke u pakesuar dhe sot teatri ka te njejtin numer aktoresh si perpara 45 vitesh,vetem 6 te tille.