101 vjet pavarësi, Sequi uron shqiptarët: Shqipëria po përparon drejt integrimit
Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, ka uruar shqiptarët për përvjetorin e 101 të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e urimit, Sequi thekson se angazhimi i perterire politik nderpartiak ne reformat kyçe jane shprehje te rendesishme dhe inkurajuese te aspiratave te forta europiane te Shqiperise.“Me rastin e pervjetorit te 101-te te pavaresise se Shqiperise, i dergoj urimet e mia te sinqerta popullit shqiptar ne kete dite te vecante per historine e vendit.Nderkohe qe Shqiperia perparon ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, angazhimi i saj ne agenden e reformave dhe angazhimi i perterire politik nderpartiak ne reformat kyce jane shprehje te rendesishme dhe inkurajuese te aspiratave te forta evropiane te Shqiperise” shkruan Sequi.