Gjendet i mbytur anglezi, dyshohet të jetë një nga të zhdukurit me 5 tetor në Korfuz
Trupi i pajetë i një personi u mesditen e sotme në zonën e Bishtit të Pallës në bregdetin e Durrësit.Kufoma është gjetur 16 milje larg bregut, ndërkohë që vetëm në orët e pasdites policia ka mundur të bëjë identifikimin e kufomës.Sipas policisë gjatë kontrollit të kufomës në një nga xhepat u gjet një dokument, sipas të cilit kufoma i përket një shtetasi britanik, Mark Aykroyad 67-vjeç.Shtetasi britanik dyshohet se mund te jete nje nga anglezet e mbytur ne 5 tetor ne kanalin e Korfuzit. Ne 5 tetor te ketij viti, ne ujërat greke, humben kontaktet dy angleze 50 dhe 67 vjeç qe udhetonin me velieren "Pulau Tiga", me flamur te Britanisë së Madhe.Ata ishin me pushime ne Greqi dhe do udhetonin ne 5 tetor drejt Sirakuzes, Itali por humben kontaktet me familjaret nga Kanali i Korfuzit. Ne 10 nentor, nje anije ruse qe udhetonte ne det te hapur prane Prevezes gjeti te permbysur dhe te demtuar keqazi velieren e anglezeve, por trupat nuk u gjeten kurre.Ndërkohë nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.