Ekspozita e fotove të rralla, paraqet Shqipërinë në vitet 1858-1945

Shqipëria e viteve 1858-1945 vjen në ditët e sotme nëpërmjet fotove të shkrepura prej emrave të njohur si Marubi, Sotiri, Dhimitër Vangjeli, Vangjush Miho, Kristaq Sotiri, Lilo Xhimitiku.Në fotografitë e paraqitura fokusohen skena nga jeta e përditshme, peisazhe fshati dhe qyteti, momente nga ceremoni fetare dhe mortore, portrete kryengritësish shqipëtarë, personalitete të njohur dhe të panjohur.Ekspozita me fotografi sa historike dhe profesionale ka mbledhur në galerinë “Edward Lear”, në qytetin e Beratit miq të artit dhe vjen si pjesë e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e festave të nëntorit. Murat Mehmeti, kryetari i shoqatës kulturore “Horizont”, u shpreh se vlerat e këtyre fotografive janë të papërsëritshme.Personalitetet që dikur bënë historinë e fotografisë në vendin tonë kanë fokusuar në celuloid momente sa të thjeshta dhe të jashtëzakonshme të kohës dhe jo pa qëllim është zgjedhur ky moment për tu ekspozuar, festat kombëtare të nëntorit.