Fshati që jeton dimrin i izoluar, banorët kërkojnë vetëm drita dhe një ambulancë

I ndodhur ne lartesine 1000 metra mbi nivelin e detit, fshati Vrajnt ne komunen Kastriot te Dibres,eshte totalisht i izoluar,kjo per pasoje te bllokimit te rruges nga debora, e cila ne kete zone shenon mbi 2 metra.I ndodhur ne kufi me maqedonine, fshati Vrajnt dhe banoret e tij,prej vitesh ballafaqohen me nje situate te tille,ndaj dhe masat per perballimin e dimrit i kane marre disa muaj perpara. Megjithate mungesa e energjise elektrike,eshte nje prej problemeve te ciles ata nuk mund ti japin zgjidhje,nderkohe qe autoambulanca shenon jo pak, por 20 vite qe nuk eshte ngjitur ne kete zone.Te ndodhur ne keto kushte e vetmja menyre per te siguruar transportimin e te semureve ne raste urgjencash,eshte levizja me kembe dhe mbajtja e tyre ne krah, per ore te tera mes te ftohtit dhe debores.Fshati Vrajnt shenon nje popullsi prej 400 banoresh, te cilet fare mire mund te quhen te harruarit e medhenj te çdo qeverie ne pushtet, pasi kjo situate mbizoteron qe pas viteve ’90-të.