Drejtoresha e ISSH 4 orë në doganën greke, ndalohet nga policia pa arsye
Rikthehen pengesat në kufirin grek për zyrtarët shqiptarë. Burime nga pika kufitare e Kapshticës bëjnë me dije se policia greke ka ndaluar për rreth katër orë me radhë në doganën greke drejtoreshën e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Brahon, duke mos e lejuar te kaloje drejt tokes helene pa dhënë asnjë shpjegim. Zonja.Braho është njëkohësisht anëtare e kryesisë së PDIU, gjithashtu e pajisur me pasaportë shërbimi.“Mes 15 personave që kaluan kufirin vetëm unë u ndala, duke u mbajtur 4 orë në doganë. Policia tha se pa marrë urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë greke s'mund të kaloja” tha për mediat zonja Braho.Paksa në kontraditë me me deklaratën e Brahos, vjen dhe reagimi zyrtar nga Drejtori i Policisë Kufitare në Kapshticë, Ylber Zyberi, i cili deklaron se Drejtoresha e ISSH-së është mbajtur 1 orë në doganë dhe më pas është lejuar të hyjë në Greqi. Sipas tij policia kufitare kishte urdhër që me paraqitjen e Brahos në kufi të njoftohej pala greke.