Bashkia festë për 28 nëntorin, kryeqyteti më i gjallë nga aktivitetet artisitike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2013, 16:25
Kjo ështe panorama e festimeve të 101 vjetorit të pavarësisë. Nga një vit më parë, Tirana duket më e vakët. Bulevardi i mbushur me shiritat dy ngjyrësh po ashtu edhe qendra me stema e flamuj, zbukuruar në mënyrë modeste.
Rreth orës 10:00 pak qytetarë po lëvizin në rrugët kryesore, madje kjo ditë i ngjan më shumë një ditë pushimi sesa një feste.
Në rrugën ‘Murat Toptani’, kioskat e drunjta janë të mbyllura, tek- tuk shohim kioska të hapura për qytetarët.
Një tjetër vend simbolik është Monumenti i Pavarësisë. Ai gjendet prej një viti në sheshin “Pavarësia”, por edhe sot ngren krye vetëm. Kjo vajzë është një ndër të paktat vizitore.
Qytetarë të papërgjegjshëm kanë nisur të heqin pjesë nga baza e këtij Memorali dhe aty ku gdhenden shënimet e firmëtarëve, sot nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.
Ajo që e thyen këtë rutinë ishte Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore që për më shumë se 2 orë përformuan këngët dhe kërcimet tradicionale. Rreth gjendeshin të moshuar e fëmijë.
Sheshi “Rinia” ishte vendi më i përshtatshëm për fëmijët, të cilët u bënë pjesë e lojërave për të vegjël. Nënkryetarja e bashkisë, Nevila Xhindi, u uroi këtë ditë kryeqytetasve.
“Sot është vërtet një ditë feste në Tiranë. Në emër të Bashkisë së Tiranës, unë i uroj të gjithëve “Gëzuar festën!” dhe në veçanti atyre që sonte, mbase për arsye të moshës nuk e ndjekin dot koncertin live ose për arsye të tjera. Sot, Bashkia e Tiranës ka menduar të targetojë të gjitha moshat. Aktivitetet kanë filluar që në orën 11.00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 14.00. Unë ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të jenë këtu me mua sot në shesh. Këtu ka aktivitete, ka aktivitete për fëmijët, për të pikturuar, ka aktivitete tek “Pedonalia”, banda në këtë kohë që ne flasim po performon pjesët e saj dhe do të jetë një ditë shumë aktive, deri në darkë. I gjithë qyteti do të jetë në festë. Edhe njëherë, unë uroj një festë të mbarë, për të gjithë ne!” - u shpreh nënkryetarja Xhindi.
Po si e kanë përjetuar qytetarët 101 vjetorin e pavarësisë?
E ndërsa aktivitet sipas bashkisë së Tiranës do të vijojnë rreth orëve të drekës, koha me diell favorizoi daljen e qytetarëve, ndërsa polica e shteti dhe ajo bashkiake punuan së bashku për mbarvajtjen e kësaj dite feste.