Korrupsioni, shkarkohen kancelarja dhe sekretarja e gjykatës së Pukës

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shkarkuar sot kancelaren dhe sekretaren e Gjykatës së Pukës.Kancelarja Meliha Kukaj dhe sekretarja gjyqësore Liljana Shkjau akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Shkarkimi I tyre është bërë pas publikimit të pamjeve në një emision investigativ ku dy zyrtaret e gjykatës së Pukës merrnin para për të ndryshuar masën e sigurisë për disa të dënuar.“Shkarkimi i kancelares Meliha Kukaj dhe sekretares gjyqësore Liljana Shkjau pas verifikimeve paraprake të ngjarjes”- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Drejtësisë.