Kukës, ngricat në rrugë vështirësojnë qarkullimin e automjeteve

Pas më shumë se 2 orë, reshje të dendura dëbore, tashmë në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit ato janë ndërprerë, duke i'a lënë vendin ngricave, për shkak të temperaturave të ulëta që po e shoqërojnë rajonin veri-lindor.Sipas të dhënave të marra nga shtabi i emergjencave civile, trashësia e dëborës në afërsi të tunelit të Kalimashit arrin në 10 centimetra, ndërsa në qytetin e Kukësit dëbora është shkrirë thuajse krejtësisht.Ndërkohë në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në rreth 30 centimetra. Pavarësisht dëborës së rënë, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme por në disa akse rrugore si Kukës -Shishtavec, Kukës - Arrën, Bushtricë - Kalis, Shishtavec - Borje është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.Ndërkohë, sipas stacionit rajonal meteorologjik temperatura në orët e mëngjesit, në zonat fushore, ka qenë 1 gradë celsius, ndërkohë që në zonat e thella malore ajo ka arritur deri në -5 gradë celcius, gjë që ka krijuar shtresa akulli në të gjitha akset rrugore rurale duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e automjeteve.