Protestë te burgu i Drenovës, familjarët e gardianëve kërkojnë lirimin e tyre
Familjaret e efektivëve të policisë të arrestuar si personat përgjegjës për arratisjen e 7 të dënuarve, kanë protestuar për pafajësinë e tyre pikërisht përpara dyerve të burgut të Drenovës,aty edhe ku u shënua kjo ngjarje.Ata janë shprehur se të afërmit e tyre janë të pafajshëm dhe nuk kanë qenë ata personat të cilët kanë futur armë brenda ambjenteve të burgut, por përkundrazi, kanë qënë të kërcënuar në kohen kur ndodhi arratisja.Ata kanë kërkuar nga shteti lirimin e tyre, ose në të kundërt protestat do të shtohen.21 punonjës të burgut të Drenovës, janë arrestuar nga kolegët e tyre nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata e Korçës dje dhe sot ka dhënë edhe masat e sigurisë duke lënë 19 prej tyre në qeli, ndërsa për dy operatore kamerash vendosi detyrim paraqitje.