PD feston pavarësinë dhe çlirimin, Basha: Integrimi është sot beteja e përbashkët

Edhe këtë përvjetor, politika shqiptare e feston e ndarë festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.Ndërsa Presidenti Nishani, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta ndodhen në Vlorë për të festuar ditën e Flamurit, Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve duke kremtuar në një ditë të dyja festat.Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga grupi parlamentar demokrat kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” si dhe kanë zhvilluar homazhe në nderim të dëshmorëve të Atdheut.Në fjalën e tij, kreu i PD-së Basha është shprehur se 28 Nëntori përveçse një ditë përkujtimi për dëshmorët është edhe një ditë reflektimi për vendimarrësit në mënyrë që ata të marrin vendimet e duhura."Në këtë ditë të shënuar të kombit tonë 28 Nëntorin ku ne festojmë ngritjen e Flamurit dhe të Pavarësisë dhe është detyrimi ynë që ta nisim këtë ditë me krenarinë e thellë para atyre mijëra e mijëra dëshmorëve dhe të rënëve që u flijuan në shekuj për ditën e madhe të pavarësisë, që u flijuan për bashkim kombëtar. Sot kujtojmë këta martirë veprën e tyre, sakrificën sublime që i shërbyen kombit për të mbetur të pavdekshëm. Kujtojmë babain e pavarësisë Ismail Qemali dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij që 101 vjet më parë ia dolën të dështojnë projektet për asgjesimin e popullit shqiptar.  Kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve të luftës që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe demokracisë. Kujtojmë bijtë e shqipes, në Kosovë, Preshevë, Maqedoni që dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre” theksoi Basha.Sipas tij, sakrificat nuk mbarojmë me aktet e mëdha, ato duhet të vazhdojnë. “Për të lënë mënjanë interesat meskine, e për bashkëpunuar për interesat kombëtare. Akti i djeshëm i miratimit të rezolutës nga PD për mbështetjen e statusit, mos të mbetet një akt simbolik dhe i veçuar, uroj që ky akt të ketë ndërgjegjësuar klasën politike. Gëzuar 28 Nëntorin! “ – tha Basha.Gjithashtu, Basha komentoi edhe aktin e djeshëm të miratimit të e rezolutës nga Partia Demoratike, për mbështetjen e saj për statusin e vendit kandidat.“Përgjegjësitë tona nuk kanë përfunduar, do ta çojmë përpara projektin, ku destinacioni pa dyshim është Evropa. Sakrificat nuk mbarojmë me aktet e mëdha, ato duhet të vazhdojnë, për të lënë mënjanë interesat meskine, e për bashkëpunuar për interesat kombëtare. Akti i djeshëm i miratimit të rezolutës nga PD për mbështetjen e statusit, mos të mbetet një akt simbolik dhe i veçuar, uroj që ky akt të ketë ndërgjegjësuar klasën politike. Gëzuar 28 Nëntorin!” shtoi Basha.Edhe ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat i ka uruar shqiptarëve marrjen e statusit të kandidatit.“Sot është ditëlindja e 101 e Shqipërisë, festa e flamurit dhe e çlirimit të vendit, është dita ku çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para qindra e mijëra vajzave e djemve që flijuan vetën për pavarësinë. Është dita në të cilët ne nderojmë Ismail Bej Vlorën, etërit e pavarësisë, që në kushtet mbinjerëzore ia dolën të shpallin pavarësinë e Shqipërisë. Le të shprehim nderimin më të madh për familjet e të rënëve, t’i urojmë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dhe sukses të mëtejshëm në proceset e Integrimit” tha Berisha.Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe edhe te memoriali i Komandantit legjendar Adem Jashari.Basha, homazhe pranë shtatores së Ismail Qemalit, në të njëjtën orë që shpalli pavarësinëNdërkohë Basha ka përzgjedhur të njëjtën kohë në të cilën 101 vjet më parë Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, për të bërë homazhe para shtatores së tij të vendosur një vit më parë në zemër të kryeqytetit.“Në këtë orë të 28 nëntorit 1912, arkitekti dhe ati i aktit të pavarësisë, Ismail Bej Vlora bashkë me elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajës së shqiptarëve mishëruan aktin e pavdekshëm të shpalljes së Shqipërisë të lirë dhe të mosvarme. Sot, në kryeqytetin e Shqipërisë, në praninë për herë të parë, ashtu siç kishim premtuar të shtatores publike të themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Bej Vlorës, ne nderojmë veprën e tij të pavdekshme, kurajon e tij dhe të përfaqësuesve të tjerë të elitës, mendjes, shpirtit dhe trimërisë së shqiptarëve, që me këtë akt mbyllën shekuj sakrificash, shpresash, aspiratash për liri e pavarësi dhe hapën kapitujt e Shqipërisë së pavarur, e kombit shqiptar që udhëtoi në të tjera rrebeshe dhe furtuna drejt destinacionit fatlum ku gjendemi sot” – u shpreh Basha.Zoti Basha ka theksuar se vepra e Ismail Bej Vlorës është frymëzim dhe kurajo për çdo shqiptar, për të vijuar rrugëtimin drejt ribashkimit politik me Europën.“Është rasti të përsëris sot, në emrin tim por besoj edhe në emër të gjithë bashkëqytetarëve të mi në Tiranë e në mbarë Shqipërinë, në mbarë trojet shqiptare se vepra e Ismail Bej Vlorës na mbush me frymëzim, na mbush me kurajo, për të vazhduar më tej këtë rrugëtim, drejt destinacionit tonë përfundimtar, ribashkimit politik, ekonomik dhe shpirtëror me familjen tonë të madhe europiane” – theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.Kryebashkiaku Basha theksoi se në kalendarin e festimeve të kësaj dite e cila është më e rëndësishmja në historinë e kombit shqiptar, kjo orë do t’i kushtohet homazheve pranë shtatores së Ismail Bej Vlorës.“Lavdi për jetë Ismail Bej Vlorës, lavdi për jetë nismëtarëve dhe firmëtarëve të aktit të pavarësisë dhe qoftë kjo një traditë që nis sot e që të vazhdojë brez pas brezi, për të nderuar veprën e jashtëzakonshme të shqiptarëve si sot 101 vjet më parë, në kryeqendrën tonë të parë të shtetit të pavarur Vlorë, tashmë këtu vit pas viti, në kryeqendrën e Shqipërisë, në kryeqendrën e shqiptarëve, në Tiranën tonë të dashur! Faleminderit dhe gëzuar!” – u shpreh Basha.