Studentët nga Shkupi urojnë Berishën për Pavarësinë, shqetësime lidhur me sulmet huligane
Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot një nje perfaqesi te studenteve te Universitetit shteteror te Tetoves ne Shkup dhe Universiteteve te tjera te Maqedonise, të cilët i uruan festen e Pavaresise.Ne kete takim shume te ngrohte, perfaqesuesit e Parlamentit Rinor te rinise studentore Maqedonase informuan Berishën se qellimi i vizites se tyre ne Tirane ishte edhe takimi me forumet studentore te Tiranes dhe bashkepunimi i ngushte dhe i gjithanshem midis tyre.Me tej palët diskutuan mbi rendesine jetike te proçeseve integruese europiane per shqiptaret si dhe rendesine kapitale te proçeseve integruese shqiptare, ne te cilat duhet te kontriboje çdo shqiptar.Studentet shprehen shqetesimet e tyre per sulmet e huliganeve maqedonas ndaj te rinjve shqiptar dhe pasigurine ne rritje qe sjellin keto sulme ne marredheniet nderetnike.Ish-kryeministri Berisha dënoi sulmet banditeske, që sipas tij janë shprehje e albanofobise primitive dhe pa te ardhme, ndërsa theksoi se proçeset integruese europiane dhe shqiptare jane njekohesisht rruga me e sigurte per paqen, stabilitetin dhe luften kunder Albanofobise dhe formave te tjera te diskriminimit.