Festa e 28 nëntorit, Nishani merr urime nga homologët
Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i kanë ardhur mesazhe urime me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë nga krerë shtetesh e qeverish.Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck shprehet se:“Me rastin e festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, unë dhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – Ju dërgoj urimet e mia të Përzemërta.Me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare gjerësisht të lira dhe korrekte më 23 Qershor të këtij viti, vendi Juaj ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në rrugën e reformave dhe të modernizimit. Ky është një sinjal pozitiv edhe në aspektin e afrimit të vendit Tuaj me Bashkimin Evropian.Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugën e afrimit të Bashkimit Evropian.Juve ju uroj shëndet dhe energji krijuese, ndërsa vendit Tuaj i uroj paqe, stabilitet dhe mirëqenie”Presidenti austriak Fisher:“Shkëlqesi,Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe që t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta.Përfitoj nga ky rast që t’ju përcjell edhe urimet më të mira për mirëqenien tuaj si dhe për të ardhmen e lumtur të popullit shqiptar.”Presidenti izraelit Peres:“I dashur Zoti President,Dita Kombëtare e Republikës së Shqipërisë më jep mundësinë për t’i shprehur Shkëlqesisë Suaj, edhe në emër të popullit të Izraelit, urimet e ngrohta dhe të sinqerta për mirëqenien tuaj si dhe për përparimin dhe begatinë e vazhdueshme të vendit dhe popullit tuaj.”Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga:Në këtë ditë të kremtimeve, Ju përcjell përgëzimet për përparimin e vazhdueshëm që Shqipëria po bën drejt ofrimit të mundësive të mëdha për qytetarët e saj dhe përkushtimin e treguar në përforcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me të gjitha vendet fqinje, që ndihmon paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.Jam e bindur që nën udhëheqjen Tuaj, institucionet e vendit dhe qytetarët e Shqipërisë, do të vazhdojnë përparimin me hapa të shpejtë në rrugën e integrimeve evropiane.”Presidenti i Konfederatës Zviceriane, Ueli Maurer:Në momentin kur Shqipëria celebron festën e saj nacionale, kjo më jep kënaqësi të madhe t’Ju prezantoj ekselencës Tuaj, në emër të Këshillit federal dhe në emrin tim personal, urimet e mia më të ngrohta dhe urimet më të mira të mirëqenies për Ju, si dhe lumturi dhe begati për vendin tuaj.”