Arratisja, gardianët rrëfejnë makthin, gjykata i lë në burg

Gjykata e shkalles se pare ne Korçe ka nisur diten e sotme gjykimin e punonjesve te burgut te sigurise se larte te Drenoves,te cilet jane arrestuar ne flagrance nen akuzen e shperdorimit te detyres.Ne total 21 te arrestuar, mes tyre gardiane, persona te grupit te nderhyrjes se shpejte, operatore kamerash sigurie,roje, specialiste informacioni etj. Diten e sotme u dhane vetem 14 masa sigurie, ndersa per 7 te tjeret masat do t’iu komunikohen diten e neserme.Njeri pas tjetrit punonjesit e burgut te Drenoves kane treguar para trupit gjykues me detaje se si kishin rrjedhur ngjarjet e arratisjes se bujshme te te 7 te burgosurve, ndersa shume prej tyre kishin perjetuar edhe ankthin e drejtimit te armes ne koke. Te pakten keshtu kane deklaruar disa gardiane dhe nje specialist informacioni.Polici i sektorit numer kater prej nga kane dale te arratisurit, Bledar Kollcinaku, ka deklaruar se "e kisha te pamundur ti ndaloja te kalonin sektorin tim, me kishin drejtuar armen ne koke, nuk kisha zgjidhje tjeter".Te njejten gje e ka deklaruar edhe polici i sektorit nr 3, Arben Potka, i cili ka qene nen kercenimin e vazhdueshem te armes. Njeri prej rojeve te tunelit, Edmond Qarri ka thene para trupit gjykues."Nuk munda ti dalloj per shkak te dritave te forta, nuk i njoha Admir Tafilin dhe te tjeret pasi kishin veshur jeleket e gardianeve, kur e hapa deren e kuptova qe ishin ata, me shtrine ne toke dhe me kercenonin se do me vrisnin”.Keto kane qene rrefimet e disa prej punonjesve te burgut te Drenoves, te cileve diten e sotme gjykata u ka komunikuar masen burg pa afat. E njejta mase u eshte dhene edhe 9 te tjereve, Riza Spahiu, Altin Sulo, Terpo Gjamo, Sotir Tanushi ,Valdet Brahollari, Luan Lickollari,Jani Mitre, Shpetim Peronka, Margel Rushani.Vetem 2 operatoret e kamerave te sigurise, Luljeta Dvorani dhe Suzana Sejdarasi jane lene me detyrim paraqitjeje ne gjykate.Edhe diten e sotme seancat gjyqesore ndaj punonjesve te burgut jane zhvilluar me dyer te mbyllura me kerkese te prokuroreve pavaresisht se avokatet e te arrestuareve kane kerkuar me ngulm qe mendia te jete prezente dhe çdo gje te jete transparente.