“I përndjekuri i dashurisë”, libri më i fundit nga Dritëro Agolli

“I përndjekuri i dashurisë” është libri më i fundit shtëpisë botuese “Dritëro”. “I përndjekuri i dashurisë” është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhje të tillë, por si një dëshmi se poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë.Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore;përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive.Si asnjëherë më parë, libri “I përndjekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vet shkrimtari Dritëro Agolli. E kjo mund të jetë dhurata më e bukur për të dashurit tuaj, një përmbledhje me poezi dashurie e një CD me zërin e veçantë të Dritëro Agollit, i cili reciton poezitë e tij.Libri vjen pikërisht në një kohë kur zënkat, debatet, mërzia, inatet e mëritë kanë zënë rrënjë të forta në shoqërinë tonë. E në këtë kohë kur njerëzit janë bërë më të distancuar nga njëri – tjetri, përmbledhja “I përndjekur i dashurisë” është ilaçi më i mirë për të kuruar shpirtrat e trazuar dhe për të risjell tek to, ndjenjën më të bukur: DASHURINË, të cilës Dritëro Agolli nuk do lodhet asnjëherë së shkruajturi.DASHURI E VËSHTIRËTi në kanape tani dremitNdofta gjumi ende s’të ka zënë,Abazhuri mbi qerpikët ndritLibri nga gishtërinjtë të ka rënëPara teje ndal mendimi im:Jemi dashuruar edhe sharëJami ndarë hidhur në udhëtim,Por drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.Dhoma hesht e rruga larg gjëmon,Ti sheh ënddra kaltëroshe shumë,Unë, ndonëse pi dhe mogadon,Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.Je për mua ëndërr çast e orë,Teoremë e turbullt dhe dilemë...Po të jem vërtet një Pitagorë,Ti je më e vështira teoremë...VEÇSE NJË ËNDËRRJa kështu, ti erdhe, ndenje, ikeDhe sikur këtu nuk ishe kurrëS’erdhe si e dashur, po si mikeThjesht si vizitore tek një burrë.Për takimin, tjetër ëndrra kisha,Tjetër doli, siç u ndodh në botëËndrrave në kulm të trëndafiltaSi një verë a trëndafil në gotë.Dhe megjithatë them faleminderit,Ti më dhe një fluturim mbi ëndërrNëpër portën hapur prej ylberitDhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.E PARËNDËSISHMJAVërtet çka s’është e rëndësishmeNë ty e dua pa kufi,Sikur një gjë madhore të ishte,Sikur të kishte rëndësi:Për shembull, palën e fustanitDhe kopsën varur në një pe,Apo tri qimet e nishanit,Që për të trija bëj një be...Ti qesh me mua shumë e hijshme,Kur them: ta dua si fidanAtë çka s’është e rëndësishme,Se vetë i rëndësishëm jam...