Rama fton opozitën: Bashkë për statusin.Të bindim vendet e BE që janë skeptike
"Kjo është pjesë e mënyrës sesi ju e jetoni të qenurit në partinë tuaj, dhe nevojën për të bërë karrierë, por është e rëndësishme që ne jemi shumë të vendosur për gjithëpërfshirje, transparencë në këtë proces, që përmes dialogut të nivelit të lartë shkon përpara, mjaft që të keni vullnetin e mirë. Me anë të një plani konkret që lidhet me hapjen e nevgociatave më tej, të punohet për 5 priotritetet kyçe të vendosur nga komisioni.Qëllimi ynë është i qartë dhe i shprehur, duam të krijojmë një platformë dialogu kombëtar ku jetë jetë i përfshirë jo vetëm opozita politike, por edhe shoqëria civile, që hap pas hapi po fillon të marrë frymë, dhe të çlirohet nga matkhet e një të kaluare që e mbyti.Përfshirja e shoqërisë civile është më shumë sesa një fjalë e thënë kështu për të përfshirë disa përfaqësues të disa organizatave në një proces si ky, që është kaq i ndërlikuar dhe kërkon punë të përbashkët, pasi ajo që ne do bëjmë hap pas hapi, është që në gjithë procesin e ligjvënies, të kemi sa më shumë kontribut nga shoqëria civile dhe gjithë grupey e interesit që preken direkt apo indirekt nga çdo reformë që do jetë axhendën e parlamentit.Ky debat në prag të kësaj rezolute është moment i mirë për disa kujtesa që adresojnë drejtpërdrejt jo vetëm psenë e një mbështetje të plotë që ne po gjejmë në çdo kontakt me miqtë dhe partnerët tanë kombëtare, si dhe me dëshirën e mirë, për të kapërcyer ngërçin e krijuar me disa kryeqytete. Këtë do ta kapërcejmë falë rezultateve që ne po përballemi këtë proces".
Rama: Ne nuk do prodhojmë ligje, do i zbatojmë ato
Si shumica e deridjeshme e këtij parlamenti do hyni në histori si qeveria që prodhoi numrin më të madh të ligjeve, por për momentin jeni padyshim në historinë e këtij vendi si shumica që zbatoi më pak ligjet që miratoi vetë. Ky hendek duhet kapërcyer.Mos prisni nga ne që të kthehemi në një fabrikë miratimi ligjesh. Kët nuk e presin nga ne shqiptarët, as miqtë dhe parnerët tanë ndërkombëtarë. Nga ne prisni që të rrisim në mënyrë të përditshme dhe ta çojmë në nivele europiane shkallën e zbatueshmërisë. Në funksion të zbatueshmërisë së ligjit kanë ardhur në këtë Kuvend dhe një sërë nismash, të domosdoshme për të siguruar zbatueshmërinë e ligjeve që sot e gjithë ditën mbeten letra pa vlerë për shkak të kulturës suaj te pazbatueshmerise se ligjeve. Janë pjesë e një pakete që na ndidhmojnë në arritjen e rezultateteve konkrete dhe për të përcjellë mesazhin e artë edhe tek skeptikët që ne jemi të vendosur për tu shkuar deri në fund të gjithë objektivave për rilindjen e këtij vendi.
Rama: Në 2 muaj shteti ka goditur krimin dhe korrupsionin
Do rendis disa rezultate konkrete duke filluar nga evazioni vlerat prej 110 mln euro për shkak të një industrie të paligjshme të lojërave të fatit, dhe goditjen e pamëshirshme që kjo industri e paligjshme ka marrë, dhe çdo bisht i saj do marrë ditë për ditë, derisa në këtë vend mos të ketë më asnjë individ që të gëzojë jo vetëm mbështetje për shkak të moseficencës së strukturave përkatëse, duke i marrë në qafë njerëzit e varfër të këtij vendi që e kalojnë ngushëllimin në bixhoz.Ka një prekje shumë të ndjeshme të nervit kur flasim për korrupsionin në sistemin tonë të tatimeve. Jua rikujtoj se ky është vetëm fillimi. Kemi zbuluar vetëm një pjesë të vogël të skemës së mashtrimit me TVSh-në prej se cilës iu janë hequr Shqiptarëve 5.4 mln dollarë për të shkuar në xhepa të tjerë.Sistemi shumë i lëvduar i IT në tatime, po rezulton në fakt një sistem i mbushur me vrima ku kanë rrjedhur vijimësisht para që duhet t'u shkonin shqiptarëve, atyre që paguajnë taksa, që kanë nevojë për ndihmën ekonomike, apo janë me aftësi të kufizuara. Por në fakt u kanë shkuar atyre që e përdorën sistemin për të ngritur një sistem grabitjeje.Periudha 16 shtator - 20 nëntor, vetëm për një periudhë 2-mujore është rritur 473% numri i rasteve të luftës kundër korrupsionit dhe 402% numri i autorëve të proceduar penalisht, si dhe është rritur numri i autorëve të arrestuar apo të ndalur.Janë evidentuar raste të trafiqeve të paligjshme gjatë kësaj periudhe dhe janë arrestuar përgjegjësit.Janë goditur 5 grupe kriminale. Është arrestuar ish-drejtorja e kontrollit tatimor dhe një tjetër zyrtar për abuzimet me skemën e rimbursmimit të TVSH.Në këtë periudhë janë arrestuar më shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga organet e drejtësisë të shtetetave të tjera sesa në gjithë periudhën paraardhëse të vitit.Rama: Do anullojmë çdo kontratë që dëmton ShqipërinëSa i takon lëvizjeve në administratë, jo vetëm që nuk ka asgjë të ngjashme me lëvizjet administrative të 8 viteve më parë, por kushtëzohet nga nevoja për t'iu kthyer profesionalistëve, institucionet e politizuara nga koka te këmbët.Kemi anuluar licenca për ndërtimin e impianteve energjitike. Disa të tjera janë në rishikim. Do të anulojmë të gjitha kontratat e bëra në dëm të interesave të Shqipërisë, dhe në dëm të interesave të publikut shqiptar. Jemi duke riparë edhe një numër tjetër të konsiderueshëm koncesionesh në fusha të ndryshme që sjellin dëme maramendëse ekonomike për buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve. Ka shumë ende për të bërë dhe jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka duhet, por është e sigurtë se çdo ditë provohet se në 23 qershor ka ndodhur një ndryshim rrënjësor që mishërohet çdo ditë në krijimin e një kulutre të re qeverisëse, të bazuar tek vetëdija se as nuk jemi në këto pozicione për gjithë jetën, e as nuk ka kanë votuar që t'i përdorim këto karrige në dëm të njerëzve që me të drejtë kanë kërkuar ndryshimin.Statusi, Rama: Të bashkëpunojmë për të bindur skeptikëtDy muaj janë pak, por edhe shumë. Duke dëgjuar atë që ju thoni do ta quajmë këtë periudhë 2-mujore të sukseshme. Ajo çka ju thoni konformin se në këto 2 muaj ka ndryshuar shumë në qeverisje.Ky nuk është vendi për të rrahur gjoksin se kush është me europian dhe se kush e do më shumë Shqipërinë, por për të bërë detyrat që na kanë ngarkuar ata që na kanë votuar. Si ne, si ju, në fund të ditës nuk kemi asnjë arsye që të ndahemi kur vjen fjala tek ky proces i ndërlikuar dhe i dosmodoshëm për Shqipërinë, siç është procesi i integrimit. E çmoj përpjekjen apo nismën tuaj për t'i paraqitur këtij kuvendi nismën në fjalë, dhe do çmojmë çdo përpjekje që dhe ju do të bëni bashkë me ne për t'i dhënë fund hezitimit të një sërë vendesh anëtare. Është e domosdoshme që dhe opozita të mos ngatërrojë atë që është pjesë e fiziologjisë së saj, me atë që është pjesë e një qëllimi të përbashkët, që është integrimi europian.Në emër të grupit parlamentar të PD, deputetja Majlinda Bregu theksoi edhe njëherë qëndrimin e vendosur të opozitës për të mbështetur procesin e integrimit europian të vendit.“Ju jeni kryeministër me fat, sepse e gjetët rrugën e hapur nga qeveria paraardhëse në procesin e integrimit europian. Rama në opozitë bllokoi procesin e integrimit. Sërish integrimi u kërkua nga opozita. Cili kryeministër nuk do të ishte i lumtur që pas 3 muajsh në qeveri të ishte pjesë e një arritje kaq të madhe, për të cilën është punuar për vite me radhë. Ne do jemi kërkues nga mazhoranca, që të vijojë të plotësojë gjithë hapat e këtij procesi. Ne kemi plotësuar gjatë qeverisjes sonë rekomandimet në kuadër të këtij procesi. Ne kemi propozuar një rezolutë sot. Shqiptarët dëshirojnë një arritje të tillë, pavarësisht bindjeve partiake”.