Marrëveshje e pushteteve vendorë, bashkia Elbasan bashkëpunim me komunën Bogovinje
Në kuadër të projektit " Arsimi, punësimi dhe barazia për të rinjtë, grupet e margjinalizuara dhe minoritete etnike" bashkia e Elbasanit ka nënshkruar një marrveshje bashkëpunimi me komunën e Bogovinjës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, sindikatave, biznesve, organizatave jo fitmprurëse dhe punonjës të adminstaratve te dy njësive vendore.Kryetari i i Bashkisë, Qazim Sejdini, theksoi se është e rendësishme që këto grupe do të përfitojnë duke sjellë rezultate konkrete.Nga ana tjetër edhe kreu i Komunës së Bogovinjës, Hazbi Idrizi ,vlerësoi bashkëpunimin me bashkinë e Elbasanit.Në kuadër projektit pritet të ngrihet edhe nje komitet drejtimi me një plan ndërveprues ndërmjet dy vendeve.