Fier, abuzimet me ndihmën sociale, 43 familje përfitonin padrejtësisht

Pas levizjes se posteve drejtuese ndodhur ne institucionet shteterore ka nisur kontrolli per evidentimin e shkeljeve dhe abuzimeve . Per sherbimin social kontrollet kane zbular abuzim ne skemen e ndihmes ekonomoke. Inspektoret qe ndjekin dinamiken e perfituesve te ketij sherbimi, kane konstatuar se 43 familje kane perfituar ne menyre te padrejte ndihmen financiare.Duke marre si shembull komunen Portez te rrethit Fier, nga sherbimi social eshte paralajmeruar se perfshirja ne skeme e 12 familjeve te kesaj komune nuk ka marre miratimin e sherbimit social duke e konsideruar shkelje, nderkohe qe kjo Komune nuk e ka marre parasysh kete konstatim.Sipas statistikave,skema e ndihmes ekonomike ne Fier ka nje rritje me 262 familje me shume krahasuar me te njejten periudhe e vitit te kaluar . Shifrat e kesaj kategorie shkojne ne 4617 familje qe trajtohen me ndihme ekonomike nga shteti dhe perbejne gati 30 ,7 % te numrit te pergjithshem te 142 mije familjeve qe jetojne dhe banojne ne qarkun Fier .Skema e ndihmes ekonomike dhe personave me aftesi te kufizuara dhe invaliditetit thuajse ka mbetur e njejte krahasuar nga periudha e njejte me vitin e kaluar. Shifrat e kesaj katergorie shkojne ne afro 22 mije persona, apo mbi 15 % te popullsise aktive per pune.