DPBSH shkarkon dy nëninspektorë në IEVP Fushë-Krujë për shpërdorim detyre
Lirohen nga detyra dy nën-ispektorë të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur përmes një deklarate për mediat se në burgun e Fushë- Krujës janë konstatuar shkelje.Nga inspektimi në këtë Institucion të ekzekutimit të vendimeve penale është konstatuar cënim i elementeve të sigurisë në proçedurat e takimeve. Ndaj dhe është vendosur lirimi nga detyra e nën inspektores Belina Kullojka dhe nën-inspektorit, Gasper Shpani.Të dy këta punonjës janë përgjegjës të takimeve në burgun e Fushë- Krujës. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre.Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh angazhimin e plotë në respektimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë në sistemin e burgjeve në të gjithë vendin. Kontrollet do të jenë intensive edhe në vazhdim për të synuar drejt një sistemi sa më afër standardeve të kërkuara.