Shpenzimet e fushatës zgjedhore, Mjaft: Partitë shpenzuan 1 mld e 167 mln lekë

Rreth 1 mililardë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion lekë të reja kanë harxhuar partitë politike gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Lëvizja Mjaft ka bërë publike lupën zgjedhore,ku është bërë monitorimi i shpenzimeve i të gjitha subjekteve politike të zgjedhjeve të 23 qershorit.Nga ky monitorim shihet qartë që pjesën më të madhe të shpenzimeve e ka patur koalicioni i djathtë me 713 milion lekë të reja, ai i majtë me 437 milion lekë të reja.Edhe për subjektet politike, PD duket se ka pjesën e luanit për këtë shpenzime me 660 milion,kundrejt 340 milon të PS,ndërsa LSI renditet e 3-ta me 95 milion.Mënyra e përllogaritjes së shpenzimeve të kryera është bërë duke marrë nga secili kanal televiziv çmimet zyrtare të reklamave të televizioneve.Ndërkohë që përllogaritjet nuk marrin parasysh negociatat dypalëshe dhe zbritjet në çmim që subjektet politike kryejnë me kanalet televizive.Ndërkohë që shpenzime te tjera të llogaritura janë billbordet, fletëpalosjet,koncertet apo edhe takimet e ndryshme.