Kerry uron Nishanin për pavarësinë: Shqipëria, forcë qëndrueshmërie në Ballkan
Sekretari i Shtetit amerikan John Kerry, uron Shqipërinë për përvjetorin e 101-të të pavarësisë. Në urimin e tij në emër të presidentit Barack Obama dhe popullit amerikan, Kerry shprehet:"Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt mbajtjes me sukses të zgjedhjeve shumëpartiake. Shqipëria është një forcë qendrueshmërie në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA-të janë sidomos mirënjohëse për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Ndihmës në Afganistan si dhe për gatishmërinë për të sistemuar në mënyrë të përhershme ish-banorët e kampit Ashraf.Kalimi paqësor i pushtetit dhe përparimet në fushën e legjislacionit këtë vit nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë”.Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin popullin e Shqipërisë në përpjekjet për konsolidimin e sundimit të ligjit dhe reformave ekonomike, thekson Kerry, duke shtuar se SHBA mirëpresin rekomandimin e Komisionit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian.