Nisma e Nishanit “Të gjithë të barabartë para ligjit”, Kushtetuta në shkollat e mesme

Që nga të drejtat e përcaktuara nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, në rrugëtimin përgjatë demokracisë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si dokumenti më themeltar i shtetit u shpërnda tek gjimnazistët.Qëllimi është që këta të rinjë të të njohin të drejta e tyre, ligjet në mbrojtje të minorenëve, të drejtat e qeverisë, të parlamentit dhe të sistemit gjyqësor. Ilir Marleka dhe Ylli Asllani, këshilltarë të Presidentit Nishani dhe Tritan Hamitaj, anëtar i KLD ishin në shkollën “Ismail Qemali”, duke u kërkuar nxënësve ta lexojnë këtë dokument themeltar të shtetit.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në tetor të 1998, në kohën kur Presidenti i vendit ishte Rexhep Meidani dhe është ndryshuar përkatësisht në ligjet 9675 dhe 9904 në vitet 2007 dhe 2008.Përveç funksionit të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit, nxënësit treguan interes për të mësuar më tepër për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të drejtat vetjake.