Replika Ristani-Rama për Didin në Kuvend. Kryeministri: I ligjshëm; Ristani: Polici e “tepelenizuar”

Në rendin e ditës të punimeve plenare ishte sot dhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit parlamentar të PD. Objekti i interpelancës, i cili u paraqit nga deputeti Arben Ristani ishte emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.Sipas deputetëve demokratë emërimi i zotit Didi në krye të Policisë së Shtetit ka shkelur ligjin “Për Policinë e shtetit”, në zbatimin e tri kritereve për këtë post, që kanë të bëjnë me gradën e shërbimit në polici, shkollimin dhe përvojën në këtë shërbim.Kryeministri Edi Rama tha se dosja e dokumentave të emërimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit , zotit Artan Didi verifikon qartë se, ai ka shërbyer për 5 vjet e 10 muaj si drejtues I parë në karrierë në polici me gradën kolonel, komisar dhe kryekomisar, grada të cilat ekuivalentohen me nivelin e parë të drejtimit.Sipas Kryeministrit dosja e zotit Didi fakton se ai ka mbaruar shkollat e larta dhe kualifikimet shkencore për shërbimin policor, të cilat janë të barazvlefshme me legjislacionin aktual dhe plotësojnë kriteret akademike të ligjit. Kryeministri Rama sqaroi gjithashtu se dosja e zotit ADidi fakton se ai 16 vjet karrierë në shërbimin e Policisë dhe se emërimi i tij plotëson të gjitha kriteret ligjore.Kryeministri Edi Rama theksoi se zoti Didi është emëruar në krye të Policisë së Shtetit vetëm në bazë të meritës dhe se nuk ka shkak për të revokuar këtë vendim.“Ai është plagosur në krye të detyrës dhe ka marrë nga Presidenti i Republikës dy medalje, mes të cilave dhe Medaljen e artë të Shqiponjës” theksoi Rama.Më tej diskutimi i interpelancës vijoi me akuzat e opozitës për emërime nepotike dhe të paligjshme në radhët e drejtuesve të Policisë, pretendime të cilat u konsideruan nga Kryeministri si të pabazuara dhe joserioze.Seanca plenare mbylli punimet rreth orës 19:40 minuta ku Kryetari i Kuvendit uroi deputetët për festën e Flamurit dhe të Clirimit.