“Grabitja” e lumit Radika, Maqedonia devijon rrjedhën, Dibra ngelet jashtë

Devijimi i rrjedhjes se lumit Radika ne Dibren e Madhe eshte bere shkak qe kryetari i kesaj Komune, Rruzhdi Lata, ti drejtoje nje peticion qeverise maqedonase e cila eshte pergjegjese per nderhyrjen ne rrjedhen e Radikes.Sipas tij devijimi i rrjedhes se lumit, e cila tashme e lejashte Dibren e Madhe, eshte bere pa miratimin e Komunes dhe e ka cilesuar kete akt si nje grabitje dhe vendim arbitrar dhe aspak demokratik i qeverise maqedonase.Lumi Radika derdhet ne Diber te Madhe, por tashme me mbeshtetje edhe te Bankes Boterore gjarperimi i tij merr fund drejt Adriatikut, duke u derdhur ne Egje.Ky vendim i pa paralajmeruar do te ndikoje drejperdrejtë ne shkaterimin e flores dhe faunes, te cilat ndodhen ne grykederdhjen e lumit Radike.