“Rikthehet” Erzen Breçani, kritika sindikatës: Nuk po mbron policët e shkarkuar

Ish-numri dy i policisë së Tiranës Erzen Breçani, i pari në listën e të shkarkuarve nga radhët e uniformave blu nga qeveria e re ka kritikuar sot ashpër sindikatën e policisë. Breçani i bëri apel këtij organizmi mbrojtës që të dalë në krah të atyre që po hidhen në rrugë pa asnjë të drejtë.“Sot në mënyrë individuale kam ardhur dhe kam bërë një kontakt me kryetarin e sindikatave të policisë, ku një pjesë e mirë e oficerëve të liruar nga Policia e Shtetit kanë dorëzuar ankesa individuale te kryetari i Sindikatës. Deri tani kemi qenë të indinjuar se pse Kryetari i Sindikatës nuk ka dalë për të mbrojtur interesat e oficerëve të liruar nga policia, kur në të gjithë urdhërat të dala nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit janë të pamotivuara në ligjin e policisë së shtetit dhe bien ndesh me të gjitha aktet normative që rrjedhin nga policia e shtetit dhe ka depozitim ne gjykatë. Kreu i sindikatës shprehu gjithë angazhimin e tij se do jetë në mbrojtje dhe në mbështetje tonë dhe në gjykatë do të ketë përfaqësuesin e tij ligjor” tha Breçani për mediat.