22 nëntori mblodhi 15 000 ton mbetje, Green Line: Pushteti lokal të gjejë vendin e hedhjes

Bashkitë e komunat, por dhe qeveria duhet të gjejë mënyrën që këto plehra të mbledhura nga vullnetarët në 22 nëntor të përfundojnë në landfille, ose vendgrumbullime në mënyrë që të mos ndotin sërish ambjentin.Green Line bën përmbledhjet e aksionit 'Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ku 15.000 tonë plehrash janë mbledhur. Për ti depozituar diku këto mbetje pa patur më rrrezik ndotje Green Line Albania ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve vendore dhe qëndrore.Më të ndotura kanë rezultuar akset nacionale si Tiranë-Durrës dhe rruga nga Vlora në Sarandë. Po ashtu edhe Kepi i Rodonit. Kjo do të thotë që vendet me potenciale turistike kanë qenë të mbushura me plehra.Por Green Line inkurajon vullnetarët që nisma të tilla do të vijojnë në vend dhe se 2014 do të jetë më produktive.