Masa kundër aksidenteve, Haxhinasto: Rrugët e vendit, jo më varre të hapura
Rrugët në Shqipëri nuk duhet të jenë varre të hapura, por duhet të ofrojnë siguri. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit në Qendrën e Kontrollit Teknik te Mjeteve Rrugore, deklaroi se do merren masa urgjente në lidhje me gjendjen e rrugëve,vendosjen e sinjalistikave dhe aftësinë e drejtuesve të automjeteve.Ministri Haxhinasto u shpreh se vitin e ardhshëm siguria e rrugëve do të marrë 6-7 herë më shumë fonde. Kreu i transporteve ndër të tjera premtoi se shumë shpejt do të nisë dhe zbatimi i planit për eleminimin e pikave të zeza ku shkaktohen më shumë aksidente.Numri një i infrastrukturës në vendin tonë premtoi ndër të tjera më shumë cilësi në kontrollin e automjeteve, duke pasur në fokus edhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.