Basha: Fondi i garancive, mundësi për më shumë punësim për të rinjtë
Bashkia e Tiranës dhe Banka Kombëtare Tregtare kanë firmosur të mërkurën fondin e garancisë, për dhënien e kredive të buta për sipërmarrësit e rinj. Gjatë një konferencë pwr shtyp, kryebashkiaku Lulzim Basha tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si një rreze shprese , në një periudhë të vështirë ekonomike.“Uroj që sot t'u jepet hapësira e nevojshme, jo thjesht për të reflektuar një aktivitet, një program apo një sukses të Bashkisë së Tiranës, por për të reflektuar siç thashë, këtë rreze optimizmi dhe shprese për ekonominë shqiptare, për brezin e ri të sipërmarrësve shqiptarë që kanë nevojë për atë ndihmë të vogël ekstra, për të kaluar vijën e suksesit, ndihmë që ne e kemi dhënë sot për këto pesë kompani dhe që do të vazhdojmë ta japim për këdo që paraqitet para këtij program"-u shpreh Basha.Ndërkohë brenda muajit shkurt, Bashkia e Tiranës pritet ta pesëfishojë fondin e garancisë, për bizneset e reja në kryeqytet."Brenda shkurtit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me dy institucione të tjera të njohura financiare do të hapë një tjetër fond, 5 herë më të madh se sa ky që kemi në operim dhe që uroj që do të pesëfishojë shanset që tashmë ekzistojnë për të rinjtë e Tiranës, për sipërmarrësit e rinj të Tiranës, që të zgjerojnë bizneset ekzistuese apo të nisin bizneset e tyre të reja"-tha Basha.Përfituesit e parë janë të kësaj kredie janë 7 të rinj, ndërsa 50 kërkesa të tjera janë në shqyrtim nga banka.