Rama takon kryeministrin kinez: Prioritet bashkëpunimi në energji e transport

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë.

Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

 Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës uroi kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e suksesshëm të qeverisë. Zoti Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregëtisë dhe industrisë.

 Më parë, Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime dypalëshe edhe me Kryeministrin polak, çek, sllovak dhe estonez.