Doganat me biznesin amerikan, Spiropali: Masa për të luftuar korrupsionin
Drejtorja e Përgjithshëm i Doganave, Elisa Spiropali gjatë takimit anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregëtisë, premtoi marrjen e masave urgjente për të luftuar korrupsionin.Spiropali i garantoi pjesëmarrësit që kërkesat e tyre do të formalizohen dhe çdo shqetësim i ngritur do trajtohet me përgjegjësi nga Administrata Doganore."Kemi ndërmarrë disa masa duke filluar nga prerja e atyre që ne i cilësonin si lidhje apo fije korruptive, e këtyre strukturave jo funksionuese, shkatërimi i të cilave ka sjellë një hapje më të madhe të administratës doganore dhe një zbatim më të fortë të ligjit, një riorganizim i strukturave drejtuese të administratës doganore për t`i bërë ato më eficente, një riorganizim dhe një ripozicionim i punonjësve ekzistues duke vlerësuar aftësitë dhe kapacitet e tyre. Ne duam të zhvillojmë një reformë në burimet njerëzore të doganës duke thithur burime njerëzore të afta dhe të mirë shkolluara. Kthimin në eficencë të strukturave ekzistuese të zbatimit të ligjit, strukturat e inteligjencës dhe të hetimit, struktura të antikontrabandës e kontrollit të hetimit, vënia në eficencë të plotë të strukturave të kontrollit të mallrave të akcizës, të kontrollit të mbrendshëm dhe zbatimi i një sërë kontrollesh, forcimin e marrëdhënieve me operatorët ekonomik, etj.Administrata doganore ka marrë përsipër që të ketë një rol udhëheqës dhe lobues për të ndryshuar brenda kontestit qoftë edhe brenda paketës fiskale ku po japim edhe qëndrimet tona dhe duke marrë edhe propozimet e biznesit” tha Spiropali.