Rikthen festimet për Natën e Bardhë, Kumbaro: Arti do jetë pranë njerëzve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2013, 11:49
Për të gjithë të rinjtë, rikthehet Nata e Bardhë pas 2 viteve mungesë. Më 29 nëntor kryeqytetasit që do të festojnë do të kenë një natë të gjatë në serinë e një mori aktivitetesh e organizimesh. Përqafime mes njerëzve nga sheshet kryesore në zonat më të populluara në Tiranë për të pritur zbardhjen në klubet e natës.
Por Ministrja e Kulturës, e cila publikon edhe kalendarin e aktiviteteve thotë se Nata e Bardhë nuk do të thotë vetëm argëtim në këtë mënyrë. Kjo mbrëmje për herë të parë sjell një mori aktivitetesh, nga shfaqet për fëmijë e deri tek "Nata Muze" espozita në tëra arti në Galerinë e Arteve dhe në Muzeun Historik Kombëtar.
"Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”. Konkretisht për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997. Natë, që ka pasur kudo shumë sukses dhe që në këtë traditë i bashkohemi edhe ne në natën e 29 Nëntorit. Gjatë kësaj nate, vizitorët në Galerinë e Arteve do të kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Piktura, skulptura, videoarti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët e huaj të cilët ndodhen në Tiranë. Në këtë mënyrë, për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e Gjatë e Muzeve”, ku do t’i bashkohen edhe aktivitete të organizuara nga Muzeu Historik Kombëtar. Qendra Kombëtare për Fëmijë ofron një “Natë të Bardhë” për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, dua të theksoj këtu që do të jenë edhe hapësira të tjera, jashtë institucioneve, siç janë rrjeti i kinemave “Imperial” që ofron filma me çmime të reduktuara, si dhe të gjitha baret dhe restorantet, të cilat do të kenë etiketën e “Natës së Bardhë”, ofrojnë një jetë të larmishme dhe të gëzueshme gjatë orëve të natës, me çmime të favorshme edhe nën kosto" tha Kumbaro.Sipas ministres rikthimi i Natës së Bardhë në kryeqytet synon që arti të jetë pranë njerëzve, në sheshe, rrugë, qendra të mbylluara e ato të hapura”.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen një nate të gjatë plot aktivitete.“Le të jemi së bashku në një “Natë të Bardhë” ku kryefjalë do të jenë dy:ARTI dhe NJERIU! Le t’i falim njëri-tjetrit një pakt dashurie për t’u ndjerë se jemi pjesë e Familjes Evropiane e për të kuptuar se: Qyteti im është qyteti më i bukur në botë! Sidomos atë natë. Pra, ju ftojmë të gjithëve në “Natën e Bardhë Muzeale”, në “Natën e Bardhë të Teatrit”, në “Natën e Bardhë të Cirkut dhe të Kukullave”.Të gjithë bashkë, për një Natë të Bardhë dhe të bukur!” ka thënë Kumbaro.Në këtë mënyrë Rama rikthen Natën e Bardhë, praktikë e ndjekur më heret në kohën kur ka qënë kryetar Bashkie në Tiranë. Por këtë vit, qeveria Rama nuk ka buxhet ekstra për këto aktivitete.Ajo ka njoftuar se në 101 vjetorin e Pavarësisë, qeveria ka marrë masat për festim dinjitoz në qytetin e Vlorës.PROGRAMI Nata e Bardhë Kohezgjatja: 18.00-04.00“Natë e Gjatë në Muze”• Koncert ne pjesen para GKA me liceistet;• Koncert me instrumente muzikore ne ambientet e Galerise.• Performanca dhe video-projeksione artistike• Bashkepunimi me galerite e artit te qytetit, artiste, etj, si nje mapature e eventit ne qytet• Animacione per femijet• Ekspozite me femijet ne GKA• Korridori i nje jehone se frame te pavaresise, korridor 10 metra i larte dhe i gjate 43 metra, (potenc ne efekt)!!!! me 21 projektoreTEATRI KOMBETAR I OPERAS DHE BALETIT“Nata e Bardhë Muzeale”• Ekspozite me materialet arkivore me vlera te rralla ne hollet e TKOB• Koncert me artistet lirike edhe balerinet tane• Sfilate te kostumeve kombetare se bashku me valet perkatese te treves folklorike.• Kenge polifonike• Kenge qytetare te kenduara nga solistet e ansamblit• Valle festive te ndryshme• Melodi te ndryshme orkestrale, solistike nga kuarteti harqeve te artisteve te rinjMUZEU HISTORIK KOMBETAR“Nata e Bardhë në Muze”• Do të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarë shshqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.• Do të projektohet logo me shkrimin: 28-29 NËNTOR 2013, e cila do të vendoset mbi sfondin e Flamurit Kombëtar. Po në këtë mjedis do të transmetohen këngë patriotike dhe partizane.• Do të hapet një ekspozitë me vepra arti, me tematikë nga lufta për liri e pavarësi e popullit shqiptar.• Do të shfaqen filma me tematika përkatëse.• Do të ekzekutojë pjesë patriotike dhe partizane.• MHK do tëqendrojë i hapur deri në orën 2.00 të datës 30 nëntor 2013.• Bashkëpunim me drejtoritë arsimore për vizita të organizura në MHK, sipas një grafiku të hartuar së bashku.• Vendosja e programit ne tabelen e reklamës tek hyrja e veprimtariveCIRKU KOMBETAR“Nata e Bardhe”• Kllounët “LOLI” dhe “VUXI” do të realizojë një program me lojra të larmishme, pantomima, kuplete dhe kombinime prestigjatori.• Do të luajnë të alternuar së bashku Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”.• Numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.• Artistët profesionistë të Cirkut Kombëtar dotejapin nje shfaqe. Në kete shfaqje do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglime, pantomima, numrailuzioni, numra me kafshë, etj.RRJETI I KINEMAVE “IMPERIAL”“Nata e Bardh딕 Gjate dites deri ne oren 16:00 do te shfaqen filma ne kinemate IMPERIAL per femije me cmim te reduktuar 150 leke nga 300-500 leke• Vetem ne kinemane prane Qendres Kristal, do te shfaqen filma shqiptare me subject luften NACL dhe FALAS per veteranet.• Ne oraret e tjera, do te shfaqen filma te rinj me cmim te reduktuar 300leke/person nga 500-700 leke/ person.QENDRA KOMBËTARE E FËMIJËVE10.00 KONCERT I MADH FESTIV ME FEMIJET E QENDRES KOMBETARE PER FEMIJE / nën drejtimin e Kompozitorit XhavitUjkani.11.30 SHFAQJA “KESULKUQJA”/ Trupa e Teatrit të Kukullave.13.00 SHFAQJA E FILMAVE VIZATIMOR PER FEMIJE /Nga Kinemaja Shqiptare/Në hollet e Teatrit të Kukullave.17.00 MBREMJE POETIKE. “Mirësevini të festojmë së bashku”Përgatitur nga shkrimtarja AdelinaMamaçi dhe Plator PerjaTë Ftuar: Enada&GertiVasoRovena RoxhariMe pjesë baleti: “Vdekja e mjelmës” / “Gëzimi i Fluturës”“Bluez Girls”/ “Shopenianë”Piano: Fëmijë të Qendrës Kombëtare për Fëmijë18.00 PREMIERA “PRINCESHA TEUTE”Pas Shfaqjes KOKTEJNë Vazhdim “NOSTALGJIA E FILMIT PER FEMIJE NEPERMJET SYRIT TEREGJISORES SE MIRENJOHUR XHANFISE KEKO.“Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”