PD rezolutë integrimi në Kuvend, Berisha replikon me gjysmën e kabinetit Rama
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për një mocion me debat për integrimin e Shqipërisë.Duke folur në seancën plenare, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka është shprehur se PD-ja angazhohet për të mbështetur vazhdimin e proçeseve integruese me qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian."Ne sot si grup parlamentar kemi paraqitur një mocion me qëllim zhvillimin e një debati për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Integrimi është axhenda kombëtare dhe synimi i Shqipërisë. Më 16 tetor KE prezantoi progress raportin për Shqipërinë dhe grupi parlamentar i PD-së pasi analizoi raportin kontatoi me kënaqësi se Shqipëria kishte bërë përparim në të gjitha fushat që duhen për marrjen e statusit të vendit kandidat. Vlerësimi mbi progresin në drejtim të përmbushjes së 12 prioriteteve, kryesisht me konsolidimin e dialogut politik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nxitje e rëndësishme për të vijuar bashkëpunimin për reformat e tjera. Grupi i Partisë Demokratike anagazhohet për të mbështetur vazhdimin e reformave integruese të vendit për në Bashkimin Europian . Kemi besimin e plotë se janë të gjitha mundësitë. Anëtarësimi kërkon plotësimin e kritereve politike, ekonomike duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend . Grupi i PD shpreh bindjen se angazhimi pë këtë është rruga që duhet të ndjekim të gjitha partitë politike" tha Paloka.Bushati: Marrja e statusit jo proces i përfunduarNdërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se ka prezantuar para vendeve të Bashkimit Europian, progresin e arritur deri tani nga Shqipëria.“Jemi në një çast të rëndësishëm. Le të mos ngatërrojmë qëndrimet tona politike me mbështetje konkrete. Personalisht në detyrën e ministrit të Jashtëm kam takuar homologë nga vendet e Bashkimit Europianë, përfaqësues të KE e Parlamentit Europian dhe gjatë këtyre takimeve kanë konfirmuar vullnetin e klasës politike shqiptare për integrimin e vendit. U kam paraqitur rezultatet e arritura në fushën e progresit” tha Bushati.Sipas ministrit Bushati, çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat nuk është aspak një çështje e mbyllur ndonëse është një objektiv plotësisht i realizueshëm."Kjo gjë është në dorën tonë, është në dorën e këtij Parlamenti si platformë e një vullneti politik për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, në procesin e modernizimit të atdheut tonë të përbashkët .Nuk kemi më kohë për të humbur. Kjo rezolutë do të duhet të pasohet nga hapa të tjerë konkrete e të përditshme që do të dëshmonin që Kuvendi është tashmë një aktor fuqimplotë, një aktor i pazëvendësueshëm në rolin e tij mbikqyrës dhe nxitës për zbatimin e reformave nga institucionet e dala prej tij’ tha Bushati.Berisha: Mazhoranca në drejtim të kundërt me integrimin, mungesa e Kryekreut e papreçedentëNdërsa ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka nisur fjalën e tij me kritika në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama, për mosprezencën e tij në këtë seancë me një rëndësi madhore për fatet e vendit.
“Një debat për një nga çështjet më themelorë të shqiptarëve, projektin numër një, projekti i integrimit. Duke parë këtë sallë mjerane, duke parë që ky debat në kundërshtim me të gjitha rregullat ka filluar me mungesën e kryetarit të vendit të shpallet përjashtim dhe të mos fillohet kurrë që seanca të mos fillojë pa përgjegjësit. Po diskutojmë për një nga problemet më madhorë, proçesin e integrimit në BE. Mendoj se është jetike, është në interesin më të madh të kësaj mazhorance të bëjë një vështrim në retrospektivë, të qëndrimit dhe arritjeve të saj në proçesin e integrimit, asimetrinë e tmerrshme të kontributeve të saj në këtë proçes. Në 20 vite akti i vetëm në gjithë proçesin e integrimit ishte hapja e negociatava nga kompromisi ynë për zgjedhjen e Presidentit” tha ai.Berisha ka akuzuar mazhorancën e sotme për qëndrimin e saj kundër proçesit të integrimit përgjatë kohës që ishte në opozitë dhe veprimet antikushtetuese në 2 muaj qeverisje. Shqipëria e meriton plotësisht marrjen e statusit kandidat, tha më tej Berisha, ndërsa ftoi mazhorancën të bëjnë një debat të hapur mes tyre për të përcaktuar qartazi qëndrimin e tyre në raport me proçesin e integrimit në BE.Ndër të tjera ai u shpreh se në Bruksel ka skeptikë dhe albanofobë që lobojnë kundër Shqipërisë dhe që mund të ndikojnë që vendi ynë të mos e marrë statusin kandidat edhe në dhjetor.“Ky proçes në fund të fundit do tu shërbejë dhe ju. Në 8 vite proçesi njohu zhvillime më të shpejta të mundshme. Kreu i juaj që tani është bërë kryekreu bëri gjithçka për ta penguar këtë proçes. Në rrethana të caktuara miq apo jo miq të tij përcaktuan një kusht përballë tij, të votojë tre ligje dhe se bëri kurrë që Shqipëria të mos marrë statusin. Nuk jam këtu për qortim dhe as kapital politik, se shqiptarët votuan dhe Europa mbajti qëndrim për votën e shqiptarëve. Dhe nuk votuan kundër integrimit. Shqipëria e meriton statusin. Një grup albanofobësh po lobojnë kundër Shqipërisë në Bruksel. Këta janë individë dhe jo vetëm në Bruksel por dhe kancelari të tjera. Na nxorët dhe doktrinën e zero problemeve me fqinjët. Për fatin tonë të keq ka një grup skeptikësh dhe ky grup del me mendimin se dakord raporti i KE e kërkon dhënien e statusit, por çfarë po bën kjo qeveri e re. Ne lobojmë për po dhe kemi bindjen.Uluni dhe bëni një diskutim të hapur për qëndrimin tuaj ndaj integrimit. Filloi një revansh i paimagjinushëm, një polici një shtet. Kujt ja servirni ju atë. Po e mëshironi çdo ditë. Keni krijuar një polic mercenar që guxon dhe i kërkon qytetarit shqiptar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të drejtave të njeriut për pronën dhe paprekshmërinë e saj, banesën. Me urdhërin e kryekreut rrafshoni Kushtetutën” deklaroi Berisha.Lideri i Partisë Demokratike ka akuzuar Ministrin e Brendshem per bashkepunim me bandat.
“Ti je shnderruar ne zedhenes te bandes se Shullazit. Pse nuk u thua shqiptareve qe te kane kercenuar, ji transparent. Me dokrra propagandistike do mbaheni ju tu thoni shqiptareve se u futen arme ne burg ne 23 qershor, turp kush u degjon”- tha Berisha.Tahiri replikë me ish-kryeministrin: Berisha, si mizë kali, nuk më ndahetNë kundërpërgjigje të akuzave të Berishës ne adrese te tij per bashkepunim me krimin, ministri Tahiri, i kërkoi ish-Kryeministrit ta lere rehat kete popull e kete vend, pasi per 25 vjet i eshte bere si mize kali.
" Ti dëgjon vetëm veten e tani je në pikën që flet me veten, dëgjoje deputet Berisha që i përkasim dy rracave të ndryshme dhe dëgjojeni edhe juve se ju shërben edhe juve. I përkas atij grupi njerëzish që kemi lindur, jemi edukuar në tjetër mentalitet, dhe këtë modën e të hedhurit baltë kështu si jeni mësuar ju e si ju ka mësuar berisha ne e refuzojmë, unë jam rritur e edukuar në një familje për të cilën jam krenarë, me dashurinë për njerëzit dhe vendin dhe mbaj përgjegjësi për ta bërë këtë vend më të mirë. Më vjen keq që flas pas ish kryeministrit që 25 vjet është bërë si mizë kali e nuk i ndahet këtij vendi, lëre rehat këtë vend e këtë popull. Ta sqarojë mbase i shërben edhe deputetit Berisha, unë nuk jam as pjesë e ndonjë klani kriminal, skam njohje e lidhje dhe me punët e mia dhe kolegëve kemi treguar që kemi vendosur distancë mes qeverisë dhe botës së krimit, unë nuk jam si ai që i vdes baxhanaku në biznesin e demontimit dhe bënte sikur nuk e dinte që kishte, as si ish kryeministri dhe i bëri bënte biznes, as si ish kryeministri që ai cmontonte institucionet e pavarura dhe ju hidhnit baltë mbi opozitën, bënit gjithçka për ta cuar këtë vend pas"- tha Tahiri.